Bariu dëgjoftë zërin e deleve

Imzot GEORGE FRENDO O.P.

dsc_4484

Të dashur vëllezër e motra, jam vëllau juaj Gjergji.

Faleminderit se keni ardhur në këtë kohë sigurisht jo shumë e përshtatshme, veçanërisht për ata që kanë ardhur nga larg. Sigurisht të gjithë ju keni pritur me shumë padurim këtë ditë. Dhe sot ja ku jam, unë, i frikësuar i dobët, i padenjë. Një detyrë që nuk e kam kërkuar unë. Dhe i lutem Jezu Krishtit të më bëjë të fortë e të denjë që ta zbatojë këtë dëtyrë si shërbim sipas gjurmëve të tij, që erdhi jo për të qenë shërbyer, por për të shërbyer. Shpresa ime është Zoti, që më mbështet. Shpresa ime jeni edhe ju, që gjatë viteve në të cilat kam qenë dora e djathtë e të ndjerit Mons. Rrok Mirdita, keni treguar gjithmonë respekt të madh ndaj meje, sigurisht më shumë sesa meritova.

E ndoshta tani jeni kurajoz të dini cili do të jetë programi i Arqipeshkvit të ri. Së pari, dua të mbaj gjithmonë parasysh shembullin e Papa Françeskut, apostull i madh i thjeshtësisë ungjillore, i mbrojtjes së të pambrojturve, i mëshirës së Zotit. Së dyti, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë mbi të mirat që kemi trashëguar nga Mons. Mirdita, Arqipeshkvi i parë i kësaj arkidioqeze të re, sepse ishte ai që ka shtruar themelet e kësaj arkidioqeze.

Natyrisht, disa riforma janë shumë të dobishme. Dhe kërkoj bashkëpunimin tuaj që këto reforma të realizohen, sepse reformat sjellin domosdoshmërisht ndryshim edhe në punët që mund të keni zbatuar deri tani. Së pari, reforma e Kuries, që të bëhet më shumë “shtëpia e të gjithëve”. Figura më e rëndësishme në Kuria është figura e Vikarit të Përgjithshëm, që duhet ta caktoj së shpejti pas përurimit tim si Arqipeshkëv. Duhet të banojë këtu, si kam qenë unë gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Figura e dytë është ajo e Kancelarit, i cili është edhe moderatori i Kuries – një detyrë deri tani e kryer me shumë besnikëri dhe angazhim nga Dom Henri, i cili sigurisht do të vazhdojë në këtë detyrë.

Struktura të tjera që shpresoj të ndërtohen ose rindërtohen shpejt janë, për shembull, kolegji i konsultorëve, këshilli presbiterial, këshilli dioqezan financiar, këshilli baritor, si edhe emërim i disa zyrtarëve dioqezanë.

Por mbi të gjitha duhet t’i forcojmë së bashku komunikimin mes nesh që të dukemi më shumë si Kishë e gjallë, Trupi i gjallë i Krishtit, ku çdo organ i këtij Trupi të kuptojë se është i rëndësishëm për funksionim të mirë të Trupit. Afër të varfërve dhe të mënjanuarve, me atë integritet që na bën njerëz të besueshëm. Vetëm kështu mund të flasim me autoritet dhe vetëm kështu fjala dhe vepra jonë mund të jetë “sakramentale”.

Përurimi im si Arqipeshkëv do të mbahet të shtunën më 3 dhjetor. Një ditë përpara, d.m.th. të premten 2 dhjetor në orën 12.30 do të organizojmë një drekë për disa të varfër në dioqezën tonë. Po atë ditë, në çdo kishë te arkidioqezës, të organizohet një gjysmë ore lutjeje për Arqipeshkvi e ri dhe për arkidioqezën.

Edhe një herë, faleminderit për praninë tuaj, për lutjet tuaja, dhe për mbështetjen tuaj.

Check Also

Sinodi Dioqezan, sfidë e vështirë, por jo e pamundur!

Sinodi Dioqezan, sfidë e vështirë, por jo e pamundur! Nga Igli Gjelishti I nderuar e ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *