Dita ndërkombetare e lutjes dhe reflektimit kundër trafikimit në njerëz

“Jo më skllevër, por motra dhe vëllezër”

Jo me sklleverFakte mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore1 Rreth 21 milion vetë, shpesh të varfër e të brishtë, nga të cilët 12 milion2 vetëm në Europë, janë viktima të trafikimit me qëllim shfrytëzimin seksual ose punën e detyruar, transplantimin e organeve, nxjerrjen në rrugë për të lypur, detyrimin për punë shtëpie (domestic workers), martesën me detyrim, adoptimet e paligjshme etj.. Çdo vit, rreth 2,5 milion njerëz mbeten viktimë e trafikimit dhe kthehen në skllevër. 60% e tyre janë gra e të mitur, të cilat shpesh pësojnë abuzime dhe dhunë të paimagjinueshme. Për trafikantët dhe shfrytëzuesit, trafikimi i njerëzve është një nga veprimtaritë e paligjshme më të leverdishme në botë: fitohen rreth 32 miliard dollarë në vit dhe është biznesi i tretë më fitimprurës, pas trafikut të drogës dhe të armëve”.

Angazhimi i Kishës Katolike Përballë këtij fenomeni që shkel me këmbë dinjiteti nnjerëzor, Kisha Katolike nuk mund të qëndrojë e heshtur. Vetë Papa Françesku ka shpallur që: “Trafikimi i qenieve njerëzore është një plagë e hapur në trupin e shoqërisë bashkëkohore, një kamxhik në trupin e Krishtit. Ai është një krim kundër njerëzimit”. Është përgjegjësi e çdo të krishteri që të angazhohet për t’i dhënë fund skllavërisë më të egër dhe më të papranueshme të kohës sonë. Një përgjegjësi që vjen direkt nga Jezusi përmes Ungjillit të shenjtë: “Për të vërtetë po ju them: çka do s’bëtë për njërin prej këtyre më të vegjëlve, nuk e bëtë për mua” (Mt 25, 41-45). Madje, ne si të krishterë, jemi përgjegjës jo vetëm për veprimet tona, por edhe për mosveprimet (lëshimet). Ne nuk mund të përgjigjemi Hyjit si Kaini: – Nuk e di. Pse a mos jam unë rojtari i tim vëllai? (Zan 4, 9). “Që prej vitesh, Kisha Katolike e në veçanti, kongregatat rregulltare femërore, veprojnë në shumë anë të botës për të sensibilizuar mbi këtë fenomen të turpshëm, për ta parandaluar trafikimin, denoncuar trafikantët e sidomos për të ndihmuar e mbrojtur viktimat. Me ardhjen e Papa Françeskut, i është treguar më tepër kujdes temës së trafikimit, për të cilën janë ndërmarrë një sërë veprimtarish e nismash konkrete edhe nga ana e Dikastereve të Vatikanit. Kisha ka caktuar datën 8 Shkurt si ditën ndërkombëtare të lutjes dhe reflektimit kundër trafikimit në njerëz. Në këtë ditë në të gjithë botën janë organizuar takime dhe lutje të përbashkëta. Synimi i kësaj Dite, e para në llojin e vet është, së pari, të krijojë më tepër vetëdije për fenomenin e trafikimit e të reflektojë mbi gjendjen globale të dhunës e padrejtësisë, në të cilën ndodhen shumë njerëz, që s’kanë zë, nuk llogariten, nuk janë askush: janë thjesht skllevër. Njëkohësisht duhet të përpiqemi t’i japim përgjigje kësaj forme moderne të trafikimit të njerëzve, përmes veprimeve konkrete” – Rado Vatikani. Edhe në Tiranë, në Katedralen e Shën Palit, u mblodhën për t’u lutur qindra besimtarë. Takimi u zhvillua menjëherë pas Meshës Shenjte të së Dielës.

Dy ishin momente kryesore: Shfaqja e filmit biografik të Shën Bakhitës, (që është Pajtore e viktimave të trafikimit dhe data 8 shkurt është zgjedhur pikërisht sepse përkon me datëlindjen e saj në qiell) dhe lutja e udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij. Imzot George Frendo. Fondacioni Mary Ward Loreto mori përsipër organizimin e këtij aktiviteti. Të gjithë projektet dhe stafi u angazhuan në realizimin e këtij momenti të veçantë lutjeje dhe reflektimi.

Projekti URAT (United Religious Against Trafficking, Rregulltarët së Bashku Kundër Trafikimit), përmes koordinatores, Motër Mirjam Beike,hapi aktivitetin me anë të një përmbledhje të shkurtër duke përshkruar fenomenin, treguar angazhimin e Kishës dhe duke paraqitur punën ndërgjegjësuese të realizuar nga Fondacioni Mary Ward Loreto, në kuadër të këtij projekti, në bashkëpunim me partnerë laikë dhe rregulltarë.

Bashkëpunëtorë (laikë e rregulltarë) dhe përfitues të projektit MWW (Mary Ward Women), nga rrethe të ndryshme të vendit, u bashkuan për të marrë pjësë në këtë kremtim. Të rinj dhe bashkëpunëtorë të projektit YEP (Youth Education for Prosperity, përkth. Edukimi i të Rinjve për Prosperitet) morën pjesë dhe animuan lutjen. Ishte një ditë e veçantë lutjeje që mundësoi bashkimin, jo vetëm të rregulltarëve dhe laikëve, por dhe njerëzve me bindje të ndryshme fetare. Ishte një ditë frymëzimi dhe shprese që dëshmonte se nëse do të mund të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur kundër kësaj “plage të hapur”, jo vetëm mund të përmirësojmë situatën, por mund të arrijmë shërimin e plotë të saj, për të jetuar në një botë ku njeriu nuk mund të jetë objekt pa dinjitet, por ëmijë i dashur dhe trashëgimtar i Hyjit.

Josephine Bakhita u lind në vitin 1869 në Dafur, Sudan. Në moshën shtatëvjeçare, ajo u rrëmbye nga trafikantët arabëtëskllevërvedhenë 8 vitetnëvazhdim u shit dhe u rishit 5 herë. Ajoishteaq e traumatizuar nga rrëmbyesit, saqë nuk mbante mend as emrin e saj. Rrëmbyesit e quajtën atë “Bakhita”, që do të thotë “Njeri me shumë fat”. Pronari i saj i fundit, konsulli Italian, e solli atë në Itali si dado për vajzën e tij. Kur familja duhet të udhëtonte për punë, e linte Bakhitën dhe vajzën nën kujdesin e Motrave Kanosiane të Insitutit të Katekumenëve në Venecia. Atje, ajo njohu dhe përjetoi dashurinë e Zotit. Në vitin 1890, Bakhita kërkoi të pagëzohej dhe të quhej Josephine. Kur familja u kthye të merrte vajzën dhe Bakhitën, Josephine rezistoi dhe çështja e saj shkoi në gjykatë, e cila mbështeti lirinë e saj, duke qenë se skllavëria nuk ishte e njohur nga ligji Italian. Në vitin 1896 ajo mori votat simotër Kanosiane dhe për 50 vitet në vijim ajo bëri një jetë të thjeshtë, me besim dhe shërbime (veçanërisht si portiere në kuvend), duke treguar dashamirë si për këdo, veçanërisht për fëmijët e rrugës. Në vitet e fundit të jetës sësaj, ajo vuajti nga sëmundja dhe kujtimet që e përndiqnin mbi kohën e skllavërisë, me rrahje dhe fshikullime me kamzhik. Josephine Bakhita u nda nga jeta në vitin 1947 dhe në vitin 2000 u kanonizua.

Ajo ishte sudanezja e parë që u shpall e Shenjtë. Në fund të këtij përshkrimi të përmbledhur të Ditës së parë të Lutjes dhe Reflektimit Kundër Trafikimit në Njerëz, le të lutemi duke kërkuar ndërmjetësinë e Shën Bakhitës:

O Hyj, zemrat na trishtohen dhe shpirtrat na trazohen, kur dëgjojmë që fëmijë dhe të rritur dërgohen në vende të panjohura me qëllim shfrytëzimin seksual, punën e detyruar dhe transplantimin e organeve dhe që dinjiteti e të drejtat e tyre njerëzore përdhosen përmes kërcënimeve, gënjeshtrave dhe dhunës. Ne klithim me dënesë kundër skllavërisë moderne dhe lutemi së bashku me Shën Bakhitën, që të marrë fund kjo veprimtari djallëzore. Na e jep urtinë dhe guximin të ngrihemi dhe të qëndrojmë me vëllezërit dhe motrat tona, që u lënduan fizikisht dhe shpirtërisht, në mënyrë që së bashku të mund të realizojmë premtimin tënd duke ju dhuruar dashurinë, butësinë dhe mirësinë. Bëj o Zot, që shfrytëzuesit të kthehen tek Ti dhe të heqin dorë nga kjo poshtërsi e ligë. Na ndihmo që të shpallim lirinë, e cila është dhurata jote për fëmijët e tu. Amen

1 Marrë nga Radio Vaticani referuar ILO dhe UNODC

http://sq.radiovaticana.va/news/2015/01/29/ m%C3%AB_8_shkurt,_dita_e_par%C3%AB_e_ lutjes_kund%C3%ABr_trafikut_t%C3%AB_ njer%C3%ABzve/alb-845254

2 Marrë nga RENATE website: http://www. renate-europe.net/

Përgatiti: Gazmir Memaj

YEP Manager

Check Also

Zoti është dashuri

Zoti është dashuri!

Nga Dom Marjan Lumçi Zoti është dashuri! Nëse ne arrijmë me i dashtë personat që ...