Dora e Zotit

“Njëri më thirri më vete. Kishte një kuti dhe më tha: ‘Atë, këto dua të t’i jap ty. Këtu gjenden mjetet që kam përdorur për të bërë aborte. Kam gjetur Zotin, jam penduar dhe tani luftoj për jetën!’. M’i la në dorë të gjitha ato mjete. Lutuni për këtë njeri të mirë!” Papa Françesku

Dora e Zotit
Dora e Zotit

Në fillim ishte Bernard Nathanson. Flasim për gjinekologun e famshëm amerikan që ka bëre 75.000 aborte, deri në momentin kur është bërë i vetëdijshëm për “pjesën njerëzore” të fetusit dhe bëri një kthim të madh që e solli drejt shkrimit të librit “Duart e Zotit”. Nga ai moment dhe pastaj puna e tij ka qenë në shërbim të jetës. “Dora e Zotit” vazhdon të operojë në të gjithë kontinentet, edhe në Itali kemi një tjetër Nathanson: është doktor Antonio Oriente. Edhe ai si Nathanson, jetonte përditshmërinë e tij duke praktikuar abortin. Kemi dëgjuar dëshminë e tij gjatë një konference të AIGOC-s. Sot ai është zëvendës president dhe një nga themeluesit e kësaj Shoqate mjekësh Italianë, gjinekolog Katolikë. Praktikisht një kthesë totale në krahasim me mënyrën e mëparshme të ushtrimit të profesionit të tij. Dëshmia e tij fillon kështu: “Quhem Antonio Oriente, jam gjinekolog, deri para ca vitesh, unë, me këta duar, vrisja bijtë e të tjerëve”. Acar. Heshtje. Pohim i thatë, pa hezitim, që shkëlqen. E vërteta pa dorashka, me thjeshtësinë më të madhe të atij që e ka kuptuar dhe ka paguar për atë që ka bërë. E vërteta e atij që ka patur kohë të kërkojë të falur. Dy janë të vërtetat e mëdha që godasin këtë pohim: fjala “vrisja”, që na tregon ndërprerjen vullnetare të këtij akti, dhe fjala “bijtë”, jo embrione, jo grumbull qelizash, por bij. Thjesht. Kjo praktike e përditshme aborti për doktor Orinte-n ishte një formë ndihme për njerëzit që kishin një “problem”. “Vinin ne studion time – tregonte – dhe me thonin: Doktor kam patur një hallakatje me një vajzë të re… nuk dua ta lë vajzën time, e dua gruan time. Por tani kjo vajzë është shtatzënë. Më ndihmon… dhe unë e ndihmoja. Ose e kundërta, vinte vajza: Doktor ishte marrëdhënia ime e parë… nuk është personi me të cilin dua të martohem, ishte një marrëdhënie aksidentale. Babai im më vret: më ndihmon!” Dhe unë e ndihmoja. Nuk mendoja se gaboja”.

Por jeta vazhdonte ti jepte shpërblimin: ai ishte gjinekolog, u jepte edhe jetë fëmijëve. Gruaja e tij ishte pediatre, i kuronte fëmijët e të tjerëve… Një sterilitet i fshehtë dhe pa motiv, ishte përgjigjia e përditshmërisë së tij. “Gruaja ime gjithmonë ka qenë një grua e Zotit. Nëse diçka ndryshoi është falë saj dhe lutjeve të saj. Për të mungesa e fëmijëve ishte një vuajtje e stërmadhe e pakufishme. Çdo mbrëmje kur kthehesha në shtëpi e gjeja të mërzitur dhe të dëshpëruar. Nuk mundesha më. Pas viteve me këtë kalvar, një natë si të gjitha të tjerat, nuk kisha kurajo të kthehesha në shtëpi. I dëshpëruar përkula kokën mbi tavolinën e punës dhe fillova të qaja si fëmijë”. Dhe aty dora e Zotit shfaqet në një çift që doktor Oriente po ndiqte prej kohësh. Duke parë dritën e ndezur të studios ngjiten sipër. Gjejnë doktorin në atë gjendje “të mjerueshme” dhe ai për herë të parë u hap zemrën dy njerëzve që ishin vetëm paciente, praktikisht pothuajse të panjohur. Ata i thonë: “Doktor, ne nuk kemi një zgjidhje për problemin tuaj. Megjithatë mund të prezantojmë një person që mund ti japë kuptim gjithë kësaj historie: Jezu Krishti”. E ftojnë në një takim lutjeje që ai e udhëhoqi me zotësi. Kalojnë disa ditë dhe një natë, gjithmonë i pasigurtë për tu kthyer në shtëpi, vendos të shkojë në këmbë dhe duke kaluar poshtë një ndërtese, tërhiqet nga një muzike.

Hyn brenda, gjendet në një sallë ku disa persona (shikon grupin e lutjes të çiftit që e kishte ftuar) po këndonin. Në pak minuta, e gjen veten në gjunjë duke qarë dhe reflekton mbi jetën e tij: “Si mundem unë ti kërkoj një fëmijë Zotit, kur vras fëmijët e të tjerëve?” I përfshirë nga një emocion i çastit, merr një copë letër dhe shkruan testamentin e tij shpirtëror: “Kurrë më vdekje, deri në vdekje”. Thërret “Mikun e tij” dhe ja jep duke e siguruar për besimin e tij të qëndrueshëm. Kalojnë javët dhe doktor Oriente fillon të jetojë në një tjetër mënyrë. Në shumë raste “nuk bëj” bëhet një problem: profesional, ekonomik dhe imazhi. Një natë kthehet dhe gjen gruan e tij me të vjella të vazhdueshme. Mendon mos është diçka kalimtare por gruaja vazhdon të mos jetë mirë në ditët në vazhdim. E fton gruan të bëjë një test shtatzënie por ajo refuzon furishëm. Të shumtë ishin muajt ku ajo në mënyrë të fshehtë bënte testet e shtatzënisë dhe të shumta ishin plagët që ajo merrte kur konstatonte të ishin negative… Por pas disa muajsh që ajo vazhdonte të mos ishte mire, ai e detyron të bëjë një analizë gjaku, e cila paraqet praninë e Beta HCG: jam në pritje të një fëmijë!

Kanë kaluar vite. Dy fëmijët që familja Oriente pati dhuratë, sot janë të rritur. Jeta e këtij doktori ka ndryshuar totalisht. Është më pak i pasur, më pak i famshëm, një mizë e bardhë në një ambient ku aborti akoma konsiderohet një “formë ndihme” për ata që për shkak të një jete të parregullt u ndodh një mashtrim. Por ai ndihet i pasur, thellësisht i pasur. Ndihet i pasur për gëzimin e tij familjar, për vlerat e tij, për dashurinë e Zotit, ndihet krenar nga ajo dorë që e përkëdhel çdo ditë duke e bërë që të ndihet krenar që është “Biri i Tij”

Check Also

Zoti është dashuri

Zoti është dashuri!

Nga Dom Marjan Lumçi Zoti është dashuri! Nëse ne arrijmë me i dashtë personat që ...