Klonimi: Zhdukja e prindësisë dhe mohimi i familjes

Kardinal ALFONSO LOPEZ TRUJILLO President i Këshillit Papnor për Familjen

Zhdukja e prindësisë dhe mohimi i familjes
Zhdukja e prindësisë dhe mohimi i familjes

Filozofi Hans Jonas tani rreth 80 vjeç është vënë përpara problematikës etike që një klonim eventual i njeriut do të paraqesë. Klonimi do të kuptojë humbjen e asaj që Jonas quan “e drejta e injorancës” sepse e drejta subjektive e njohjes nuk është si për njërin apo për tjetrin çift dhe injoron vetë zhvillimin e ardhshëm, si për shembull sëmundjet që do të vuajë, evolucionin e vetë psikologjisë, parashikimin e momentit të vdekjes natyrore etj. Kjo “injorancë” siç afirmon Jonas është në sens të qartë një “kusht i mundshëm” i lirisë njerëzore e do të përbënte një peshë të madhe në pavarësinë e vet. Kloni human do të jetë jashtëzakonisht i kushtëzuar në njohjen e një çifti prej një tjetri, sepse pasiguria është një faktor parësor në përpjekjet njerzore për të zgjedhur lirinë. Papërgjegjësinë e pasigurisë sipas Jonas, kloni duhet të parashikojë çdo lëvizje të tij, të parashikojë në mënyrë të detyrueshme sëmundjet e tij, të korrigjojë qëndrimet e ardhshme psikologjike, në një rutinë konstante, në të kundërt dhe të shkëputur nga ajo «origjinale». Kjo e fundit do të jetë për atë gjithnjë një hije, një modë, një linjë e kudo ndodhur për t’u ndjekur apo për t’u evituar. «Të jesh kopje” do të bëjë pjesë në identitetin e vet, në qenien e ndërgjegjes. Do të shkaktojë kështu një plagë të së drejtës së njeriut për të jetuar vetë jetën e tij si një zbulim origjinal e i papërseritshëm, një zbulim në thellësi të vetvetes. Kështu rruga e tij jetësore do të bëhet e rëndë në realizimin e një «programi kontrolli» jonjerëzor e tjetërsues. Për Jonas klonimi është «ndër metodat dhe format më tiranike e njëkohësisht më skllavëruese të manipulimit gjenetik; objektivi i tij nuk është modifikimi arbitrar i substancës trashëguese, për vetë fiksimi i tij arbitrar, në kundërshtim me strategjinë dominuese të natyrës». Rreziku i një përdorimi eugjenistik të klonimit qoftë riprodhues qoftë mjekues, me përfundim “përmirësimin e racës ose me qëllim seleksionimin karakteristik personal për të mbetur “superior” ndaj të tjerëve, nuk është një mundësi tepër e largët (pa varësisht nga afirmimi i mbështetësve të tij). Në rezolucionin e datës 12-03-1997 mbi klonimin, Parlamenti Evropian deklaronte «Me bindjen e patundur se asnjë shoqëri nuk mund të justifikojë as të tolerojë në asnjë rrethanë klonimin e qenieve njerëzore, as me qëllim eksperimental, as për mjekimin e infertilitetit, sepse përbën një dhunim të rëndë të të drejtave themelore të njeriut në kundërshtim me parimin e barazisë së qenieve njerëzore duke lejuar një seleksion eugjenetik e racist të qenies njerëzore, ofendon dinjitetin e personit dhe kërkon të eksperimentojë me qenie njerëzore. Në një rezolucion të dytë mbi klonimin më 15-01-1998 Parlamenti Europian kërkon ndalimin e klonimit të qenies njerëzore në rrugë eksperimentale, për diagnozë ose për “çfarëdo qëllimi tjetër “, cilëson pikërisht klonimin si “antietik» dhe «moralisht të neveritshëm». 2. Klonimi mjekues Klonimi njerzor mjekues është treguar shpesh nga mbështetësit e tij si një progres qe do të lejojë realizimin e një terapie gjenetike si ilaç në sëmundje që deri sot nuk kanë shërim nga mjekësia. Por këto pasoja eventuale pozitive të diskutueshme nuk e ndryshojnë në thelb natyrën morale të vetë klonimit. Ka një lidhje të ngushtë të vazhdimësisë objektive ndërmjet klonimit riprodhues e mjekues. Ne të dyja rastet «prodhohet» një embrion njerëzor dhe në klonimin mjekues parashikohet shkatërrimi i mëtejshëm gjatë marrjes së qelizave staminale embrionale ose të materialit biologjik me qëllim përdorimin për destinim mjekues. Në aspektet teknike të klonimit mjekues përsistojnë pasiguri të shumta. Nga ana tjetër afirmohet që klonimi do të jetë një burim i qelizave embrionale staminale, të cilat duke qenë të padiferencuara do të rezultojë interesante në pikëpamje biologjike për motivin e madh të tyre «plasticitetin». Por jo gjithnjë llogariten kushtet e pasigurta të embrionit të klonuar dhe mundësia e lartë e lindjes së neoplazive të ndryshme, eventualisht në ato pacientë ku do të futen këto qeliza. Për këtë arsye shumë kërkues tregojnë kërkime në qelizat staminale të rritura si ato prej të cilave duhet të presim suksese më të mëdha, pa kufij etikë që sjell përdorimi i qelizave embrionale. Nga ana tjetër duhen marrë parasysh edhe vështirësitë praktike që refuzimi imunitar i këtyre qelizave staminale embrionale do të paraqesë. Këto vështirësi i bëjnë akoma më të dobëta argumentet të cilat pretendojnë të justifikojnë etikisht klonimin njerëzor për t’u përdorur në kërkime të tilla. Vërtitja rreth refuzimit imunitar të qelizave staminale embrionale përmes klonimit të një embrioni supozon një instrumentalizim të embrionit njerëzor. Klonimi mjekues për përfitimin e qelizave staminale implikon jo vetëm prodhimin e një embrioni por edhe manipulimin dhe shkatërrimin e mëvonshëm. Nuk është e pranueshme të mbash një qenie njerëzore në çfarëdo etape të zhviIlimit qoftë ajo, si një «magazinë» ose burim indesh e organesh si «pjesë këmbimi». Kompleksiteti moral i klonimit mund të kuptohet më mirë nëse llogarisim faktin se ato që prodhohen, manipulohen e shkatërrohen nuk janë sende, por janë qenie njerëzore si vetë ne. Mënyra për ta çuar përpara këtë çështje do të jetë duke vënë veten në vendin e dikujt tjetër, jo të shkencëtarëve por të embrionit. Sigurisht nuk do të jetë e këndshme të vihet në ketë botë nga një laborator, përkundrazi të qënurit frut i bashkimit të prindërve tanë. Të paktë do të jenë të mbijetuarit mes dhjetëra ose qindra vëllezërve tonë binjakë të eliminuar si “difektozë”. Më pak akoma do të jenë krijesat e manipuluara për prodhimin e «pjesëve» për të cilat ka nevojë ndonjë tjetër (p.sh. veshka). Sigurisht, përdorimi i qelizave staminale në terapinë mjekuese mund të hapë një linjë me përfitime kërkimi që tregon sot për perspektiva shumë interesante, por deri tani klonimi mjekues është demostruar një rrugë shkencore pak e vërtetuar dhe e vështirë si dhe etikisht e papranueshme. Përkundrazi, kërkimi ne qelizat staminale adulte është më e pëlqyeshme si në aspektin etik po ashtu në atë teknik, i realizuar në mënyrë të denjë e të përgjegjshme dhe i nënshtruar kritereve etike, duke paraqitur një rrugë shprese për të ardhmen e nuk shtron probleme etike të veçanta. 3. Objeksionet teknike, etike dhe antropologjike të klonimit njerëzor Mjaft argumente që lejojnë thellimin e motiveve racionale të imoralitetit të klonimit, tregojnë vazhdimësinë etike në mes klonimit riprodhues e atij mjekues. Janë argumentë të lidhura me një plotësi të thellë sepse zhvillojnë aspekte të ndryshme racionale që rrjedhin prej dinjitetit ontologjik të embrionit njerëzor dhe janë në mes raporteve të tyre intime me statusin antropologjik dhe etik të embrionit e duhet të jenë pikënisje fillestare në ketë problematikë. a) Një tjetër çështje është se cili është statusi i çdo embrioni njerëzor Afirmimi që qenia njerëzore duhet të jetë e respektuar dhe e trajtuar si person prej momentit të ngjizjes, është qendrore për një shtrim të drejtë të problemit të identitetit e të statusit të embrionit njerëzor. Formulimi në këto terma i detyrës etike themelore që lidhet me të porsalindurin është bërë jashtë mase e nevojshme në pikëpamje të problemeve të lehtësimit të zhvillimit bioteknologjik. Shprehja «pre-embrion» ka qënë përdorur për të evituar kërkesën antropologjike dhe etike themelore mbi statusin e embrionit. Problemi është se embrioni në fazën fillestare nuk gëzon individualitetin dhe identitetin, meqenëse është formuar nga qeliza totipotentë në të cilat nuk janë akoma të identifikuara individët e ardhshëm humanë. Nëse vazhdojmë arsyetimin: Embrioni (i referohemi të ashtuquajturit “pre-embrion”) është një qenie. Me këtë «qenie» gjykojmë një realitet ekzistues e të gjallë që është i prekshëm nga një zhvillim biologjik i diferencuar dhe i pavarur,që ka në vete forca evolutive dhe mjete relativisht adekuate e të nevojshme për «ushqyerjen» dhe ekzistencën e tij të zhvillimit të vet të pavarur. Një qelizë nuk është një qënie individuale sepse «kryen detyrën e vet» si pjesë e së përgjithshmes, zhvillimi i saj bën pjesë në zhvillimin e përbashkët në të cilin është inseruar. Embrioni nuk bën pjesë në asnjë bashkësi e nëse zhvillohet në laborator nuk është i bazuar në jetën e nënës, pra është i privuar prej «dobisë» që nuk është implantuar në një uterus femëror për të ndjekur ciklin biologjik që sjell lindjen. Duke mos qenë i implantuar, embrioni «zhduket, vdes, shkatërrohet ose thjeshtë vritet» terma që në këto raste janë sinonime. b) Dinjiteti i embrionit njerëzor. Forma përfundimtare duhet të arrihet gradualisht. Është një zhvillim i përhershëm dhe i orientuar prej stadit të zigotës e deri në fazën finale, në sajë të ligjeve të brendshme epigjenetike. Çdo embrion njerëzor mban identitetin, individualitetin dhe unitetin. Embrioni i gjallë me fillimin e fuzionimit të gametave, nuk është grumbull i qelizave të disponueshme për një individ real në zhvillim; por është FËMIJË që nga ky moment. Embrioni është një individ njerëzor. Ndërhyrja abuzive me termin pre-embrion ka qenë një strategji për të qetësuar ndërgjegjen dhe lejuar eksperimentet deri në fund të stadit të implantimit, kjo rreth 14 ditë pas fekondimit për specien humane. Konkludohet kështu në mënyrë komode që embrioni nuk ekzistoka gjatë 2 javëve të para pas fertilizimit. c) Embrioni edhe në stadin njëqelizor ka dinjitetin njerëzor Refuzimi i njohjes së kushteve njerëzore të embrionit të përfituar me anë të klonimit (qoftë me qëllim riprodhues ose për të ruajtur qelizat staminale embrionale) në ditët e para të zhvillimit vë në diskutim statusin antropologjik dhe etik të embrionit njerëzor. Në këto embrione refuzohet karakteri i individit duke pohuar se ato nuk kanë jetë njerëzore. Është një kontradiktë. Nëse bëhet fjalë për embrionin vetëm për «qeliza vezë që ndahen» (e janë në rrugën e zhdukjes), në fakt bëhet fjalë për individ njerëzor për jetë njerëzore të dhënë e jo për një “grup” qelizash. Kërkuesi J. Wilmut (i famshëm se përfitoi delen e parë të klonuar DOLLY, është i pozicionuar si kundërshtar i klonimit njerëzor riprodhues dhe shprehet në favor të atij mjekues) e njeh embrionin që kur është krijuar, si «vetëmodel» në zhvillimin e tij fillestar. Nëse embrioni është një «grumbull qelizash» siç thamë me sipër e nuk do të ishte «model në vetvete» dhe i pandarë, nuk do të kishte autonomi, as finalizim siç tregon të jetë. Embrioni që prej momentit të konceptimit paraqitet si një entitet autonom që ecën në zhvillimin e vet në mënyrë graduale, të vazhdueshme, harmonike, në bashkëveprim e integrim konstant me të gjithë qelizat e tij. Bëhet fjalë për një organizëm që procedon pa ndërprerje sipas një programi të skicuar në genomën e tij. Kështu pa ndërhyrje direkte nga jashtë, në vazhdimësi shkon nga: zigotë – morulë – blastocist – embrion i implantuar – fetus – fëmijë – adoleshent – i rritur. Nëse kjo ndodh me fekondimin natyral përse nuk ndodh edhe me klonimin? Gjejmë në këtë pikë një kontradiktë të mohimit të rezultatit të një klonimi me atë që njihet si rezultat i fekondimit. Dallojmë pra embrion të klonuar me embrion të fekonduar, ku mbetet një dallim fals me të ashtuquajturin «prembrion dhe embrion”, dallim ky i gabuar siç kemi sinjalizuar më parë dhe që në praktikë është bërë pengesë e madhe për statusin e embrionit. Nëse embrioni i klonuar nuk është njerëzor, atëherë çfarë do të jetë? Cilës specie shtazore do ti përkasë? Do të ketë një genomë humane por nuk do të jetë njeri? Nuk është e nevojshme të insistojmë në kontradiktën e përfshirë në një mohim të tillë. Një embrion human, njihet si individ human e do të japë një organizëm të veçantë që dinjitetin e tij dhe kërkon të respektohet. Jo një dinjitet i ardhur nga jashtë por i krijuar në qënien e tij. Nëse refuzojmë dinjitetin human të embrionit me pretekstin se aktualisht nuk ka ndërgjegje, atëherë duhet të mohojmë dinjitetin e njeriut që fle ose që është në gjendje kome. Nëse mohojmë dinjitetin e embrionit duhet të mohojmë edhe dinjitetin e fëmijës. Qenia njerëzore sido që të jenë kushtet ekonomike, fizike e intelektuale, nuk mund të përdoret si një mjet, si një objekt. Ligësia e ofendimit në parimet themelore agravohet kur kjo qenie njerëzore nuk ka mjete për t’u mbrojtur kundër padrejtësisë së agresorit. Nëse miratojmë trajtimin e një qenie humane si mjet e jo si qëllim atëherë duhet miratuar që ai vetë të jetë trajtuar një ditë në të njëjtën mënyrë. Dhe ai nuk do të duhej të protestonte. d) Personaliteti i embrionit Vlerësimi moral i klonimit human varet esencialisht nga objekti i tij, nga qëllimi i tij objektiv e nuk rrjedh nga qëllimi i tij subjektiv për të cilin teknika të tilla janë shpenzuar. Pasiguria mbi natyrën njerëzore të prodhimit të aplikimeve të këtyre teknikave i imponon njeriut të mos i realizojë ato. e) Mungesa e humanizmit të prodhimit dhe pasojat e shkatërrimit të embrionit në klonimin mjekues Mbështetësit e të ashtuquajturit «klonim mjekues» insistojnë shpesh në faktin se qëllimi i tyre nuk është të procedojnë drejt një klonimi riprodhues, por të shkatërrojë embrione njerëzore të krijuar që janë në ditët e para të zhvillimit të tyre. Sipas arsyetimit të tyre (trajtuar gjerësisht nga shtypi mas-media dhe diskutimet politike) kjo mënyrë veprimi do të jetë «etike», ndërsa klonimi riprodhues nuk do të jetë i tillë. Klonimi njerëzor që do të çojë në lindjen e një qenie njerëzore është justifikuar si një metodë imorale e «krijimit» artificial. Në klonimin mjekues një proces i tillë është qëllimisht i ndaluar, ku krijohet vullnetarisht një embrion njerëzor për t’i shkatërruar ato me vonë me qëllim për të marrë qeliza staminale embrionale. Etikisht kjo procedurë është akoma më keq. f) Klonimi njerëzor kundërshton dinjitetin e jetës dhe të krijimit Orientimi i seksualitetit njerëzor drejt «krijimit» nuk është një arritje biologjike», por korespondon me natyrën njerzore dhe manifeston prirjen natyrore të njeriut për krijimin. Këto teknika përkundrazi ndajnë aspektet «krijuese» prej atyre bashkuese, prej vetë seksualitetit njerzor dhe kundërshtojnë dinjitetin e seksualitetit e të krijimit. Teknikat e klonimit janë në vetvete gjithnjë «riprodhuese». Eksperimentet e kohëve të fundit tregojnë edhe sesi klonimi njerëzor pavarësisht vështirësive të mëdha në parim, nuk janë të pamundura. Pyetja etike e lidhur jo vetëm me dinjitetin e jetës njerëzore, instrumentalizimin dhe eventualisht shkatërrimin e embrionit, por edhe ajo e mënyrës specifike të «lindjes» njerzore që është pikërisht seksuale dhe që ka vlerën e saj morale, nuk respektohet prej këtyre teknikave. g) Klonimi i embrionit njerëzor kundërshton dinjitetin e familjes Ka edhe një faktor të rëndësishëm etik për t’u marrë në konsideratë, shpesh të lënë pas dore. Qenia njerëzore është një qenie shoqërore. Dinamika seksuale dhe ndjenja e njeriut zhvillohen natyralisht në një kontekst në të cilin seksualiteti dhe ndjenja futen harmonikisht në realitetin e dashurisë bashkëshortore që i jep sens të plotë seksualitetit njerzor për çeljen e jetës. Në klonim jeta shfaqet si një element komplet jashtë familjes. Embrioni «shfaqet» si të themi jo vetëm bashkë me seksualitetin por edhe me gjenealogjinë (pemën familjare). Çdo qenie njerëzore ka të drejtë të lindë prej dashurisë integrale – fizike dhe shpirtërore të një babai e të e nëne, të ketë kujdesin e tyre e të jetë pritur prej prindërve si një dhuratë e që duhet edukuar. Kur shfaqet në horizont shqetësimi i mundshëm i cili bën që jeta e embrionit të konceptuar mund të manipulohet, t’i nënshtrohet eksperimentit e pastaj shkatërrohet, herë tjetër merr qeliza embrionale për kërkime biologjike. Është i njëjti koncept i birësisë dhe atësi – amësisë, të cilët janë vënë në krizë e për pasojë familja do të copëzohet. KONKLUZIONE Zhvillimet e reja të shkencës tregojnë që klonimi njerëzor, pavarësisht vështirësive të shumta e të konsiderueshme teknike dhe kundërshtimeve të thella etike e antropologjike. Është më tepër një hipotezë dhe është duke u bërë një mundësi. Tentativat e shumta për ta penguar me anë të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, mundësi këto që njohin kushtet e tij kriminale kundër personit njerëzor, nuk bazohen mbi një frikë të progresit e të teknikes, por mbi koncesione të përcaktuara antropologjike të personit njerëzor, të seksualitetit e të familjes. Prekja nga autoritetet publike, nga parlamente e instanca ndërkombëtare, fitojnë një pozicion koherent. Bëhet fjalë në të vërtetë për një problem kyç për të ardhmen e humanizmit dhe për shpëtimin e dinjitetit të kërkimeve shkencore, përpjekjeve në favor të jetës, të shëndetit e të mirëqenies së qenies njerëzore, që justifikon adaptimin në masë të përshtatshme nga ana e komuniteteve popullore që përbëjnë familjen e madhe njerëzore.

Përgatiti Dr. Tonin Frani

mjek obstetër – gjinekolog

Check Also

Zhdukja e prindësisë dhe mohimi i familjes

Klonimi: Zhdukja e prindësisë dhe mohimi i familjes

Kardinal ALFONSO LOPEZ TRUJILLO President i Këshillit Papnor për Familjen Këshilli Papnor për familjen quan ...