KUSHTIMI I KISHËS SË SHËN ALFONSIT NË KAMËZ

KUSHTIMI I KISHËS SË SHËN ALFONSIT NË KAMËZ

Nga At Laureano Del Otero CSSR

Më 14 tetor 2017, Imzot Gjergj Frendo OP, arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit, ka kremtuar kushtimin solemn të Kishës Famullitare të Shën Alfonsit në Kamëz.

Pse shugurohen Kishat?

Kisha në të vërtetë është Populli i Hyjit, Familja e Zotit, Bashkësia e besimtarëve, d.m.th. Kisha jemi të gjithë besimtarë që jetojmë Ungjillin e Krishtit në tokë, në këtë kohë dhe në të gjitha kohërat.

Por nga fillimi i historisë së Kishës, bashkësia e të krishtërëve i ka kushtuar Zotit ndërtesa të vëçanta ku kremtohëshin Sakramentet e Shenjta dhe kremtimet e tjera. Ato ndërtesa kanë marrë emrin “Kishë” dhe normalisht, sipas traditës së Kishës, janë të kushtuar nëpërmjet një riti perkatës që quhet “kushtim ose përkushtim” nga ipeshkëvi si Bariu i Kishës Dioqezane.

Si ka thënë Kardinali Ernest Troshani në kushtimin e Katedrales së Prishtinës (05.09.2017): “Krishti është i pranishëm në Eukaristi në çdo Kishë, ky Krishti me korp e me shpirt, i etshëm për njerëz, e posaçërisht mëkatarë, që të mund edhe ata ta shohin lumninë e Zotit. Krishti është Babë i gjithë njerëzimit.”

Kisha në Kamëz

Pas komunizmit, Dom Oreste Valle SDB e ka blerë shpëtinë e kulturës dhe banesat për t’iu shërbyer bashkësisë katolike që në atë kohë kanë banuar në Kamëz. Pas disa punimeve, Kisha e Shën Palit (ashtu quajtur) filloi shërbimin baritor në Kamëz, që pastaj e ka vazhduar Dom Korrado Van Kerschaver.

Me kalimin e kohës, Dom Gjergj Meta, sot ipeshkëvi i Mirditës, me ndihmën e shumë njerëzve të Famullisë dhe bahskëpunëtoreve të tjerë (edhe nga fe të ndryshme) e kanë zgjëreuar Kishën, sepse bashkësia katolike është rritur shumë kohët e fundit. Në atë kohë Famullia Kishte emrin e Shën Gjonit Maria Vianej, prifti francez pajtori i famullitarëve. Sot, Famullia e Kamzës është një nga Famullitë më të mëdha në Shqipëri, dhe Kisha e saj nuk ka qënë kushtuar Zotit përpara. Famullitarët kanë kremtuar aty dhe Kisha ka qënë e bekuar, por jo e kushtuar Zotit.

Kushtimi i Kishës është një rit i vëçantë që kremtohet në Kishat e rëndësishme. Ka qënë dëshirë e Imzot Gjergj Frendo OP në fillimin e shërbimit të tij si arqipeshkëv që të gjitha Kishat e dioqezës që akoma nuk janë të kushtuara Zotit të kushtohen. Kisha e parë e kushtuar Zotit nga Imzot Frendo është Kisha e Kamzës; një hir dhe një nder për këtë Famulli.

Gjithashtu, në atë ditë Kisha Katolikë e Kamzës ka marrë emrin e Shën Alfonsit, Ipeshkëv dhe Mësuës i Kishës, themeluesi i Kongregatës së Misionarëve Redentoristë dhe Pajtor i Rrëfyesëve dhe Moralistëve të mbarë Kishës. Nga 2014, Misionarë Redentoristë janë duke shërbyer në Famullitë e Kamzës dhe Bathores, po ashtu edhe në Fushë-Krujë.

Riti i Kushtimit të Kishës së Shën Alfonsit

Riti i kushtimit të Kishës së Shën Alfonsit në Kamëz filloj më 14 tetor, në orën 10:00, me procesionin e meshtarëve bashkëkremtues dhe ministrantëve, me arqipeshkëvi tonë Imzot Gjergj Frendo OP dhe famullitari Atë Laureano Del Otero Sevillano C.Ss.R. drejt dyerve hyrëse të Kishës. Ishin të pranishëm shumë meshtarë, rregulltarë e rregulltare dhe laikë nga e gjithë dioqeza. Gjithashtu ishin të prenishëm Eproret Redentoristë nga Këshilli i Pergjtihshëm i Kongregatës, koordinatori i Redentoristëve të Europës dhe Provincialet e Italisë dhe Spanjës. Në oborrin e Kishës qendronin shumë besimtarë dhe autoritete të qytetit të Kamzës së bashku me zotin Xhelal Mziu, kryetari i bashkisë.

Në hyrje, arqipeshkëvi i ka dhuruar çelsat e Kishës famullitarit dhe ai ka hapur dyërt e saj. Pastaj, brenda Kishës, arqipeshkvi bekoi ujin dhe spërkati besimtarët, Kishën dhe muret e saja me ujin e bekuar. Kori i Famullisë së Kamzës këndoi gjatë ceremonisë, duke bërë kremtimin akoma më bukur.

Në momentin e Liturgjisë së Fjalës, tre lexues, njëri prej te cilëve mban Librin e Leximeve, u paraqiten para Ipekshkvit. Ipeshkvi mori Librin e Leximeve, ia tregoi popullit duke thënë: Tingëlloftë gjithmonë në këtë vënd Fjala e Hyjit; zbuloftë dhe shpalltë Misterin e Krishtit dhe veproftë në Kishë shëlbimin tone. Atëherë, arqipeshkvi dorëzoi Librin e Leximeve lexuesit të pare dhe lexuesit shkuan tek Amboni. Të gjithë u ulen dhe dëgjuan Fjalën e Zotit si çdo të dielë. Gjatë predikimit, Imzot Frendo ka folur për ritin e kushtimit dhe për Shën Alfonsin si një model i përshtatshëm për besimtarët e sotëm sepse ia kishte kushtuar jetën e vet ungjillizimit të popullit, me një stil varfërie dhe me shumë dashuri për Shenjten Mari, Nënën e Hyjit.

Pas predikimit, fillon ritit i kushtimit me litanitë e shenjtërve dhe  vendosjen e dy relikëve nën altar. Reliket janë nga trupi i Shën Alfonsit, themeluesi i Redentoristëve dhe pajtori i ri i Famullisë së Kamzës, dhe Shenjtja Filippa Mareri, themeluesja e Motrave Françeskane që kanë filluar shërbimin e tyre në Famullinë e Kamzës në muaj shtator.

Arqipeshkvi shuguroi altarin duke e lyer me Bagmin e Shenjtë ose Krizma. Gjithashtu me këtë Vaj të Shenjtë (Krizma) arqipeshkvi, vikari i përgjithshëm dhe famullitari lyën edhe dymbëdhjetë kryqet në shtyllat e Kishës, që simbolizojnë të dymbëdhjet Apostujt e Krishtit. Mbi altar u dogj kemi, që u shoqërua me këngë dhe lutjen e kushtimit nga ana e arqipeshkvit. Atë Laureano dhe Atë Andrzej, të dy Misionarët Redentoristë të bashkësisë së Kamzës, këmbosën popullin dhe pastaj, vazhdoj veshja e altarit dhe ndriçimi i Kishës (ndezja e qirinjëve që janë poshtë 12 kryqeve), duke përgatitur vendin për kremtimin eukaristik.

Pas kungimit të besimtarëve, arqipeshkvi vendosi Korpin e Krishtit në tabernakull në mëmyrë solemne, dhe adhuroi Zotin së bashku me popullin. Një Epror i Lartë nga Kongragata e Misionarëve Redentoristë, Vella Jeffrey Rolle C.Ss.R., e falenderoj Zotin për këtë ngjarje të rëndësishme dhe arqipeshëkvin për kremtimin dhe besimin dhënë Kongregatës së tij për të ungjillizuar besimtarët e Kamzës. Mesha e Shenjtë mbaroi me bekimin e fundit nga arqipeshkvi dhe një festë në oborrin e Kishës, drejtuar nga animatorët e Famullisë.

Check Also

THIRRJA DHE MISIONI I PAZËVËNDËSUESHËM I FAMILJES NË KISHË.

THIRRJA DHE MISIONI I PAZËVËNDËSUESHËM I FAMILJES NË KISHË. Nga Motër Rita DEDA Zemra e ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *