Letra nga Padre Jacques Hamel drejtuar vrasësve të tij

Kemi provuar të imagjinojmë çfarë do të shkruante prifti francez para se të vdiste i vrarë me thikë ndërsa kremtonte Aktin Sublim të dashurisë së Zotit për njeriun – Dhurimin e Tij në Meshën Shejte.

 

Padre Jacques Hamelok

Jam Padre Jacques Hamel, prifti francez që vratë sot brenda në kishën e vet. Jam një meshtar që e kam ndjekur Jezusin, duke e modeluar jetën time sipas shembullit të Tij.

Më vratë për shkak të urrejtjes suaj. Mendoni që unë të jem mëkatar! “E unë po ju them: doni armiqtë tuaj e lutuni për ata që ju salvojnë, për t’u bërë bijtë e Atit tuaj që është në qiell, sepse Ai bën të lindë dielli i Tij mbi të këqij e mbi të mirë e të bjerë shi për të drejtët e për të padrejtët” (Mateu 5:44-45).

Nuk e njihni në fakt Perëndinë. Ajo hyjni, në emër të së cilës ju vrisni njerëzit, nuk është Perëndia. E po ju them ju dhe të gjithë atyre që urrejnë: “Po ju, doni armiqtë tuaj, bëni mirë e huazoni pa pritur se do t’ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejlartit Zot; sepse Ai ua do të mirën edhe të paevarishmëve e të këqijve. Bëjuni edhe ju të mëshirshëm sikurse (edhe) Ati juaj është i mëshirshëm. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni; mos dënoni e nuk do të dënoheni; falni e do të gjeni falje! Jepni e do t’u jepet; masë e mirë, e dendur, e tundur, me grumbull do t’u jepet nën sqetullën tuaj, sepse me atë masë që të matni, do t’ju matet edhe ju në kthim” (Luka 6:35-38).

Më keni dhënë një dhuratë që për ta nxjerrë jam lodhur gjatë: të takoj Zotin, Perëndinë tim. Më bëtë favorin e një jete. Më keni vrarë në elterin e Zotit tim, brenda kishës. Jam bërë martiri i dashurisë, duke thënë: “O vdekje, ku është ngadhënjimi yt? Ku është o vdekje, thimthi yt?” (1 Korintasve 15:55).

Nga dita e sotme do të rehatohem në pushimin e pasosur, ndërsa çfarë do të mbetet prej jush, do të jetë përgjithmonë në vuajtje. Po lutem derisa ju të pendoheni, e po ju them: “E mos u çuditni” po vjen koha kur të gjithë ata që pushojnë në varre do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin ata që bënë mirë – do të ngjallen për të jetuar, ata që bënë keq – do të ngjallen për t’u dënuar” (Gjoni 5:28-29).

Jeni duke provuar të na vrisni. Mbase për ju jemi të gjithë të pafe? Nuk jemi të gjithë bijtë e të vetmit Zot. Po unë jam dakord me ju. Zoti ynë nuk është i njëjtë. Zoti ynë është Jezu Krishti, Zoti ynë është Perëndi. Ja për çfarë jam dakord me ju: Zoti ynë është i ndryshëm nga i juaji. “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: ai që beson, ka jetën e pasosur” (Gjoni 6:47).

Sot kam marrë Eukaristinë, e ju e dini atë çfarë thotë Perëndia për korpin (trupin) e Tij: “Kush ushqehet me korpin tim dhe pi gjakun tim ka jetën e pasosur. Unë atë do ta ringjall në ditën e fundit” (Gjoni 6:54). Jam ringjallur dhe po e kundroj fytyrën e Perëndisë. Po lutem derisa të pendoheni, e të mund ta kundroni edhe ju fytyrën e Tij, madje-madje zjarrin e pasosur.

Për sa ka të bëjë me ata që ju kanë premtuar parajsën në shpërblim të vrasjes së vëllezërve tuaj, dijeni se po ju çojnë drejt vdekjes.

“Dhe ky është premtimi që Ai na bëri: jeta e pasosur” (1 Gjoni 2:25). Do të jetoj për gjithmonë. E do të doja që ju ta dinit, se jetën e pasosur mund ta gjeni vetëm në Krishtin. Në Të e në asnjë tjetër.

Pavarësisht urrejtjes suaj, e pavarësisht se më keni vrarë, unë ju dua.

Nga D.V.

 

 

Check Also

Bariu dëgjoftë zërin e deleve

Imzot GEORGE FRENDO O.P. Të dashur vëllezër e motra, jam vëllau juaj Gjergji. Faleminderit se ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *