Lutja kundër kulturës së vdekjes – abortit

Lutja kundër kulturës së vdekjes – abortit

Lufta-lja-per-jeten-procesion2Në mjediset e Kishës së “Zemrës së Krishtit” në Tiranë, më 28 Qershor 2016, “Lëvizja për jetën” – një organizim modest i cili në qendër të veprimtarisë ka lutjen kundër abortit, kremtoi 6 vjetorin e themelimit. Në shenjë falënderimi ndaj Zotit për këto 6 vite, ftesa e organizatorëve konsistonte në bashkimin e zërit të sa më shumë shpirtërave për t’i bërë barrierën vdekjes me anë të abortit dhe për t’i dhënë jetës lirinë e lulëzimit. Adhurimi i të Shenjtërueshmit Sakrament, u ndoq nga bashkëkremtimi eukaristik festiv i mbajtur prej famullitarit Zef Bisha dhe kancelarit dioqezan Henry Veldkamp. Në vijim, të pranishmit, patën rastin që përmes imazheve të projektuara dhe përmes bisedës e komentin të drejtueses së lëvizjes Mailinda Gjoni, të njihen me çastet më domethënëse nëpër të cilat,lëvizja është dashur të kalojë gjatë këtyre 6 viteve. Nga bankat e para të kishës, 2 nëna njëra me dy binjakë dhe tjetra me një djalë, u ngritën njëra pas tjetrës dhe morën fjalën duke falënderuan lëvizjen, e cila në bashkëpunim me Motrat e Nënë Terezës, ka bërë të mundur që fëmijët e tyre të shmangen nga rruga e vdekjes së abortit, për të parë gëzimin e dritës së diellit. Një banket në oborrin e shenjtë të Kishës, ku të pranishmit patën rastin e bisedave të ngrohta e miqësore mbylli kremtimin e kësaj pasditeje festive.

6 VJET NDIHMËTARËT E FOSHNJAVE TË ÇMUARA TË ZOTIT NË TIRANË

A do të dëshiroje të kaloje pak kohë me fëmijët e palindur në lagjen tënde përpara se ata të vdisnin? Ndoshta do të ishe në gjendje të drejtpërdrejtë të shpëtoje ndonjë jetë, ndoshta jo. Ajo çfarë është më e rëndësishme, ti do të ishe aty. Kjo do të ishte një mënyrë për të shlyer braktisjen e Jezusit nga apostujt e tij kur refuzuan të merrnin pjesë në vdekjen e tij. Gjithashtu edhe ne shpesh here refuzojmë të jemi me Jezusin në kalvar, nga frika e Kryqit!

Të vegjëlit që po vdesin sot në abort janë të lidhur me vdekjen dhe vuajtjen e Shpëtimtarit Tonë. Ka një lidhje këtu që nuk duhet të neglizhohet. Të gjitha veprimet politike, edukimi, dhurimi i fondeve, demonstratat, puna alternative, këto janë të rëndësishme dhe të nevojshme kurndër abortit, por nuk e justifikojnë mungesën tone në skenën e krimit, vendin ku fëmijët vriten, “Abortari”. Përveç kësaj më lejoni t’ju lutem të shikoni praninë tuaj në qendrën e vrasjes në zonën tuaj si vendi ku Zoti dëshiron që ju të jeni. Rrëmbeni rruzaren tuaj, merrni Biblën tuaj, sillni dovocionin tuaj e shkoni në Kryqëzimin jo larg nga ju – aty ku Krishti po kryqëzohet sot në mesin tuaj në fëmijët e pafajshëm.

Ne mund të mos jemi në gjendje të shpëtojmë jetët e tyre, por mund të lutemi në emrin e tyre. Dhe a duhet të vdesin vetëm, siç ndodh zakonisht (Zot na fal!). Ti ngremë zemrat tona drejt Zotit Të Plotfuqishëm në emrin e tyre. Kjo do të jetë e vetmja dashuri njerëzore që do të njohin në këtë tokë.

Krishti thotë: “Çfarëdo që do bëni për ndonjërin nga këto vëllezërit e mi më të vegjël, ma bëni mua…’”

Lufta-kunder-kultures-se-vdekjes2-1

Kush janë Ndihmëtarët e Foshnjave të Çmuara të Zotit?

Ndihmëtarët e Foshnjave të Çmuara të Zotit, janë një grup njerëzish të përkushtuar për të qëndruar në dashuri dhe në lutje jashtë spitalit ku kryhen aborte, ku fëmijët e Zotit çohen drejt vdekjes! Ne bashkojmë veten tonë me këta viktima, në solidaritet me dhimbjen e tyre ndërsa ato çohen drejt vdekjes në këtë ditë Kryqëzimi. Ne lutemi për padrejtësinë që po bëhet në trupat e tyre. Mundohemi t’i përngjajmë Shën Marisë dhe Shën Gjonit të cilët më dashuri qëndruan dhe u lutën te këmbët e Kryqit të Krishtit kur ai vdiq. Ne duam të qëndrojmë më këta fëmijë në momentin që ata kryqëzohen.

Çdo ditë lutemi për të kërkuar mëshirën e Zotit për mjekët dhe stafin që bëjnë vrasjet. Prania jonë e paqtë jashtë mureve të spitalit do t’i bëjë ato të ndjejnë turp për punën që bëjnë brënda. Prania jonë jashtë qendrës së vdekjes ju thotë mjekëvë dhë të afërmve të tyre që ne refuzojmë të pranojmë abortin edhe pse është i miratuar me ligj deri në 12 javë por siç e kemi pare në media kohët e fundit bëhet edhe deri në 5 muajsh! Ndërgjegjet e stafit të qendrës së abortit do të shqetësohen nga prania jonë atje, duke i bërë ata të ndjehen të turpëruar kështu që ata mund të ndryshojnë jetët e tyre dhë të kthehen në linjën e duhur të punës, rrugë e cila do të kontribuojë në shoqëri, dhe jo ta shkatërrojë atë. Punojësit e sektorit të abortit duhet të ndihen jokomod kur shkojnë për në punë. Nuk duhët të jetë e këndshmë të zgjohesh në mëngjes dhë të vish të shkatërrosh fëmijë. Ata duhet të përballen më Zotin sa herë që fillojnë ditën e punës sepse është fëmija i çmuar i Tij, ai i cili po sulmojnë. Mesazhi i Ndihmëtarëve të Foshnjave të Çmuara të Zotit kundrejt abortuesve dhe të gjithë atyre që ndihmojnë për të vrarë fëmijët e Zotit është që, edhe pse i duam, ne nuk do ta pranojmë kurrë atë që ato bëjnë.

Ne ju japim dëshmi atyre që kalojnë, lutemi që ato të vërejnë se çfarë po ndodh dhe të nxisim që ato të marin nisma kundër vrasjes nëpër lagjet e tyre. Kur ato shikojnë që ka diçka që mund të bëhet, e cila është intolerance ndaj këtij kampi vdekje në mesin e tyre, ata do të inkurajohen për t’u bashkuar me ne. Ne e ndihmojmë bashkësinë për të kuptuar se edhe ata janë përgjegjës për vdekjen e këtyre fëmijëve, e cila ndodh kaq afër vëndit ku ata jetojnë.

Ne lutemi për jetët e bebeve që mbahen nga gratë shtatzëna të cilat kanë planifikuar takimin me mjekët abortues atë ditë. Ne i kërkojmë secilës nënë të ndërrojë mendje. Ne arrijmë deri tek ajo me dashurinë e Zotit, ne nuk e gjykojmë apo dënojmë për atë që po planifikon të bëjë. Ne thjesht i premtojmë mbështetje dhe ndihmë nëse ajo ndryshon mendje, por gjithashtu lutemi për shërimin dhe kthimin e saj nëse ajo vazhdon me vrasjen e fëmijës së saj.

Mbi të gjitha, ne i duam fëmijët e palindur që sillen atje atë ditë. Këta fëmijë janë rrefuzuar nga prindërit e tyre, dhe janë dënuar me vdekje. E vetmja dashuri njerëzore që ata mund të takojnë në jetën e tyre të shkurtër këtu mbi tokë mund të jetë nga ne që qëndrojmë jashtë spitalit.

Shenjtja Nënë Terezë, në shtëpinë e saj, për ata që ishin drejt vdekjes, kishte misionin e dhënies së dashurisë njerëzore, njerëzve më të varfër nga të varfrit të cilët po vdesin të braktisur nga të gjithë. Ajo merrte njerëz të harruar, nga rruga dhe kujdesej për ta, kështu që ata nuk mund të vdisnin pa përjetuar dashurinë e Krishtit.

Kjo është ajo që Ndihmëtarët e Foshnjave të Çmuara të Zotit bëjnë për të paralindurit. Ne i njohim ata si vëllezërit dhe motrat tona, duke i mirëpritur në familjen njerëzore. Ne i përqafojmë ato, shpirtërisht. Ne qëndrojmë me to kur vdesin.

Askush nuk dëshiron të jetë vetëm kur të vdesë. Kur të dashurit tanë shtrihen ne shtratin e dhimbjes në momentin e vdekjes, ne i vëzhgojmë në mënyrë kostante. Shumë lutje thuhen jashtë dhomës së personit i cili po vdes. As Jezusi vetë, nuk donte të ishte vetëm para se të vdiste. Ai ju kërkoi apostujve të qëndronin me të në lutje gjatë natës…

Si punojmë ne?

Ka tre mënyra sesi ne t’i ndihmojmë Foshnjat e Çmuara të Zotit:

Lufta-kunder-Majlinda2-2

  1. Lutjet e Ndihmëtarëve të Foshnjave të Çmuara të Zotit

Lutjet bëhen përpara spitalit të abortit, për një orë ose më shumë, çdo mëngjes, kur fëmijët do të vriten. Është një betejë shpirtërore ndërkohë që qëndrojnë jashtë godinës. Ne lutemi në një shpirt riparues, për mëkatet e tyre, dhe në veçanti për mëkatin e abortit, vdekjen që do të ndodhë ndërkohë që qëndrojmë jashtë spitalit. Ne lutemi për gratë që janë në sektorin e abortit, për mjekët e aborteve dhe stafin e tyre, për vashkësinë e zonës, për ligjvënësit, për drejtuesit fetarë të vendit, dhe për të gjithë ata, që me indiferencë, nuk bëjnë asgjë për të ndaluar abortin.

Para se një nënë të kryejë një abort fizikisht, një “abort shpirtëror” ka ndodhur në zemrën e saj. Në momentin që ajo arrin në qendrën e abortit, ajo tashmë e ka refuzuar fëmijën e saj.

Nga sakrifica dhe lutjet kërkojmë hirin e Zotit që lipset për të kthyer ‘abortin shpirtëror’, ndërkohë që punojmë për të parandaluar abortin fizik të fëmijës.

Ata që luten, janë aty për t’i dhënë gjithashtu foshnjave që do të vdesin atë ditë, dashurinë personale të Zotit. Ashtu si Shën Gjon Pagëzusi ishte në gjendje të kërcente nga gëzimi në kraharorin e Shën Elizabetës pasi qe i vetëdishëm për praninë e dashurisë së Jezusit dhe Marisë (kujtojmë që ishte tingulli i zërit të Marisë që e bëri të kërcente në kraharorin e nënës së tij), ashtu do të kërcejnë me gëzim këto foshnja në barkun e nënës së tyre kur të dëgjojnë zërat e atyre që luten. Ata do ta kuptojnë që duhen nga dikush.

  1. Këshilltat e Ndimëtarëve të Foshnjave të Çmuara të Zotit

Ndihmëtarët janë ata që i afrohen gruas e cila po shkon drejt abortit dhe i kërkojnë ta rikonsiderojë vendimin e marrë, duke i vënë në dorë një fletepalosje. Është e çuditshme se grave shpesh nuk u është dhënë informacioni i plotë rreth asaj çfarë ndodh në një abort. Ndihmëtarët e mësojnë atë rreth zhvillimit biologjik të fëmijës në nëntë mujorin e zhvillimit të shtatzanisë gjithashtu e ndihmojnë të kuptojë mënyrë e saktë sesi aborti do ta vrasë fëmijën e saj. Gjithashtu e paralajmërojmë për dëmtimet fizike që aborti i shkakton trupit. Gruas i shpjegohet e gjithë ndihma që mund t’i jepet, nga ana mjekësore dhe shpirtërore. Ndihmëtarët gjithashtu mund të flasin me babanë e foshnjes. Nëse gruaja vendos të ngjitet të takojë mjekun abortues, Ndihmëtarët e Foshnjave të Çmuara të Zotit do të luten për të dhe do të jenë jashtë duke pritur nëse ajo do të ndërrojë mendje ndërkohë që është lart dhe del jashtë sërish.

  1. Mbështetësit shpirtëror të Ndihmëtarëve të Foshnjave të Çmuara të Zotit

Ka disa njerëz që duan të jenë të pranishëm në spitalin e abortit por fizikisht e kanë të pamundur të vijnë. Këta mbështetës shpirtëror janë të pranishëm me Ndihmëtarët e Foshnjave të Çmuara të Zotit me shpirt. Ata kontribuojnë me lutje dhe sakrifica që bëjnë gjatë javës, dhe e ofrojnë për punën e Ndihmëtarëve.

Disa nga mbështetësit shpirtëror mund të bëhen fëmijë të vegjël që janë ende në shkollë. Ata mund të bëjnë sakrifica të vogla si p.sh. heqin dorë për një natë nga televizioni etj.

Mbështetës të tjerë shpirtërorë mund të bëhen të sëmurët në fazën e tyre të fundit të jetës së tyre. Të cilët ofrojnë vuajtjet dhe dhimbjen e tyre Zotit, për qëllimet e Ndihmëtarëve. Gjithashtu janë edhe bashkësitë fetare, të thirrura për një jetë meditimi dhe lutje, të cilët japin mbështetje shpirtërore për punën.

Çfarë do të arrijmë?

Qëllimi ynë është të jemi besnikë dhe të kënaqshëm për Zotin dhe shpresojmë që kjo do të shpëtojë jetë fizike të foshnjave të çmuara të Zotit me anë të kthimit shpirtëror të nënave të tyre.

Gjithashtu shpresojmë për veten tone që të jemi më afër Zotit duke përjetuar misterin e Kryqit të Tij. Ne do të mohojmë rehatinë e vetes sonë në mëngjes dhe të zbulojmë si është Kryqëzimi. Në një mënyrë më të qartë do të realizojmë dashurinë personale të Krishtit për secilin prej nesh dhe do të njohim gëzimin sepse i jemi përgjigjur thirrjes së tij.

Ne do të mësojmë të lutemi të ofrojmë pendesë dhe të braktisemi në duart e Zotit. Ne do të shohim që është fuqia dhe dashuria e Zotit ajo e cila do të mundë ligësinë e abortit dhe do të zbusë zemrat e atyre që marrin pjesë.

Gjatë këtyre viteve çdo të shtunë lutemi në Katedralen e Shën Palit, në kapelën e Shën Luçisë kremtohet Mesha për Jetën dhe pas Meshe shkohet në procesion tek spitali ku kryhen abortet. Çdo të shtunë të parë të muajit mbahen Vigjiliet për Jetën ku përveç Meshës, procesionit i shtohet edhe Adhurimi i të Shejtërueshmit Sakramen. Kjo zgjat nga ora 7:30 – 10:00. Në rang ndërdioqezan, për këto 6 vite, janë bërë 13 Vigjilie për Jetën, dhjetë në Tiranë dhe dy në Lezhë ku pjesmarrja ka arritur deri në 150-200 veta. Një grup i vogël çdo ditë nga e hëna-shtunë shkon dhe lutet para spitalit dhe shpërndan informacion për 9 muajt e shtatzanisë dhe çfarë ndodh pas abortit.

Check Also

Bariu dëgjoftë zërin e deleve

Imzot GEORGE FRENDO O.P. Të dashur vëllezër e motra, jam vëllau juaj Gjergji. Faleminderit se ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *