Nënë Tereza është e Shejtë.

Nënë Tereza është e Shejtë. Papa: “Për krimet e varfërisë

të pushtetshmit i vendosi përpara fajeve të tyre”

E përvuajtur siç qe, me siguri që ajo nuk do ta kishte dashur një ceremoni kaq solemne për kanonizimin e saj. Për të edhe vetë shejtëria ishte një shërbim: “Nëse ndonjëherë do të bëhem shenjte, do të jem shejte e ’errësirës’. Për të ndezur dritën atyre që janë në errësirë këtu në Tokë, gjithnjë do të jem e munguar në Parajsë”, thonte ajo për veten.

1-papa-per-nane-terezenesa-2

Në fund të fundit, ajo e parashikonte në mënyrë të thjeshtëzuar të ardhmen e saj pas vdekjes, sepse të qenit shejte ishte për të një pikësynim: “pikësynim” i çdo të krishteri, por mbi të gjitha një nevojë dhe një arsye e jetës. Sigurisht, Nënë Tereza nuk mund të parashikonte se pas 19 vitesh pas largimit nga ne, do të ishin kaq shumë njerëz në botë nën fluksin – e drejtpërdrejtë o të tërthortë – të dritës së saj. Një dritë e realizuar nga bamirësia, shërbimi, dashuria që padyshim e bëri një nga personazhet e mrekullueshëm në shkallën më të lartë të shek. XX, dhe mbi të gjitha jo vetëm mes mureve të kufizuara nga bota katolike.

1-papa-per-nane-terezenr3Mëse 120 mijë persona nga nga çdo anë e globit, sëbashku me 70 kardinaj, 400 ipeshkvij e mëse 1700 meshtarë, mbërritën për t’i bërë homazhe në sheshin e Shën Pjetrit, ndërkohë që Papa e regjistronte në regjistrin e Shejtërve të Kishës Katolike. Sa e vogël ishte në shtat, aq ishte e madhe në shpirt. Është pikërisht ajo që “i ka bërë veprat e mëshirshme, udhëheqjen e jetës si dhe rrugën e saj drejt shenjtërimit”, shkruan Papa Françesku nga akaunti i vet i Twitter-it.

Përtej shërbimit për të fundmit e shoqërisë, ajo ka çuar përpara betejën e guximshme në mbrojtje të jetës njerëzore, duke shikuar drejt e në sy të pushtetshmit e tokës, të cilët donin ta shtypnin nëpërmjet ligjeve në favor të abortit. Pikërisht këtë aspekt ‘politikisht jokorrekt’ të Shenjtes, mirëpritur me një oshëtimë duartrokitjesh, Papa ka dashur ta zbulojë gjatë homelisë së shprehur tërë pasion fill pas formulës së kanonizimit.

Nënë Tereza “ka bërë që zëri i saj të ndihet tek të pushtetshmit e tokës, për t’i njohur fajet e tyre – përpara krimeve –  të varfërisë së krijuar nga vetë ata”, ka vijuar Papa, “në të gjithë ekzistencën e saj ka qenë dhuruese zemërgjerë e mëshirës hyjnore, duke e bërë të disponueshme për të gjithë, nëpërmjet pranimit dhe mbrojtjes së jetës njerëzore, asaj ende të palindur por edhe asaj të nëpërkëmbur”.  Nëna “është angazhuar në mbrojtje të jetës duke e shpallur pareshtuar se ‘kush nuk ka lindur ende është më i dobëti, më i vogli dhe më i mjeri’. Ajo është përkulur mbi personat e rraskapitur, të lënë për të vdekur anëve të rrugëve, duke ua mirënjohur dinjitetin që Perëndia ua jep”.

Për Nënë Terezën, mëshira ka qenë “kripa e cila i jep shije çdo vepre të saj” e “drita që rrezaton errësirat e sa e sa personave që nuk kanë më as lotin për të qarë varfërinë e tyre apo vuajtjen”, ka nënvizuar Françesku. “Misioni i saj në periferinë e qyteteve, në periferitë ekzistenciale e mbetet në ditët tona, si dëshmi shprehëse e afërsisë së Perëndisë me më të varfërit e të varfërve”.

1-papa-per-nane-terezennSot, kjo “figurë emblematike e gruas dhe e të shuguruarës” i dorëzohet të gjithë botës së vullnetarëve, që në këto ditë kremtojnë Jubileun e tyre në Romë. Atyreve, Shejtja e Kalkutës u mëson se “gjurma në ndjekje të Jezusit është një angazhim serioz e në të njëjtën kohë i gëzueshëm; kërkon rrënjosje e kurajë për të pranuar Mjeshtrin hyjnor në më të varfërin dhe të vendosurën në shërbim të tij”, ka deklaruar Ati Shejtë. “Për këtë, vullnetarët që u shërbejnë të fundmëve të shoqërisë dhe njerëzve në nevojë për dashurinë e Jezusit, nuk presin ndonjë falënderim e asnjë farë mirënjohjeje, por heqin dorë madje nga e gjitha kjo, sepse ata kanë zbuluar dashurinë e vërtetë”.

“Ashtu si Zoti më erdhi pranë dhe u përkul mbi mua në çastin kur kisha nevojë – ka vijuar Papa – kështu edhe unë po i shkoj pranë Atij e po përkulem mbi ata sa kanë humbur besimin apo jetojnë sikurse Zoti të mos ekzistonte, mbi të rijtë pa vlera e pa ideale, mbi familjet në krizë, mbi të sëmurët e të burgosurit, mbi të larguarit e të mërguarit, mbi të dobëtit e të pambrojturit në trup e në shpirt, mbi të vegjlit e braktisur në vetvete, ashtu edhe mbi të vegjëlit e lënë në vetmi”.

“Nuk ekziston alternativë për bamirësinë” pohoi Bergoglio; gjithësesi “jeta e krishterë nuk është një shembull i thjeshtë që të vjen në çastet kur ke nevojë. Nëse do të qe e tillë, sigurisht që do të kishte qenë një ndjenjë e bukur e solidaritetit njerëzor, e cila do të ngjallte beneficin e menjëhershëm, por që do të kishte qenë e pafrytshme pasi do t’i mungonin rrënjët”.

Angazhimi që Zoti kërkon, kësisoj – ka saktësuar Papa – është ai i “një thirrjeje ndaj bamirësisë me të cilën çdo dishepull i Krishtit vë në funksion të shërbimit jetën e vet, për t’u rritur për çdo ditë në dashuri”. “Sa zemra ngushëllojnë vullnetarët! Sa duar mbështesin; sa pika lotësh fshijnë; sa dashuri derdhet në shërbimin në heshtje, të përvuajtur dhe pa interes! Ky shërbim i lavdërueshëm i jep zë besimit dhe shpreh mëshirën e Atit që bëhet e afërt për ata sa janë në nevojë”.

Atëherë, Nënë Tereza “qoftë modeli i juaj i shenjtërisë!”, ka porositur Françesku për të gjithë vullnetarët, “kjo veprimtare e palodhur e mëshirës na ndihmoftë për të kuptuar gjithmonë e më shumë se i vetmi kriter i yni i veprimit është dashuria pa shpërblim, e çliruar nga çdo ideologji e nga çdo lidhje; e pra e rezervuar për të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race o religjioni”.

“Ndoshta nuk e flas gjuhën e tyre, porse mund të buzëqesh”, thonte Nënë Tereza. Këtë buzëqeshje ne “e mbajmë në zemër” ka vërejtur Papa Shenjtë, “ta japim për ata sa takojmë gjatë rrugëtimit tonë, veçanërisht për ata që vuajnë”. “Ngado, ku të jetë një dorë e shtrirë që kërkon ndihmën për t’u ringritur në këmbë, atje duhet të jetë prania e jonë dhe prania e Kishës që mbështet dhe jep shpresë”, është urimi i Papës. Vetëm kështu “do të hapim horizontet e gëzimit e të shpresës për aq shumë njerëz me besim të humbur e që kanë nevojë për mirëkuptimin e për ndeshmërinë”.

Papa Francesco in piazza San Pietro, il 4 settembre (ANDREAS SOLARO/AFP/Getty Images)

“Mendoj se ndoshta do të kemi pak vështirësi në të thirrurin Shenjtja Terezë”, ka shtuar pastaj Papa Françesku, “shenjtëria e saj është kaq e afërt me ne, saqë do të na mbajë në atë qëndrim që spontanisht të vazhdojmë ta thërrasim Nënë Tereza”. Pikërisht, ishte kjo dëshira e motrës: që të kujtohej si një nënë, “një laps i vogël në duart e Perëndisë”. Asgjë më shumë.

Check Also

Për inat të djallit e të shqyptarve Zoti ka me e mbajtë Shqypninë në kambë

Me rastin e 145 vjetorit të lindjes  së At Gjergj Fishtës 23.10.1871 – 30.12.1940), një ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *