Një grua që ka ditur të dojë: një portret i Nënë Terezës

 

Një grua që ka ditur të dojë: një portret i Nënë Terezës

 

 1-papa-per-nane-terezenesa-2

Jeta e Nënë Terezës së Kalkutës nuk ka nevojën të tregohet. Mbi të janë shkruar libra, biografi e shërbime gazetarie. Janë xhiruar filma kinematografik, dokumentarë, reportazhe e intervista që paraqesin thellësisht jetën e kësaj gruaje, të vogël në shtat por të pajisur me një zemër të madhe prej besimit dhe dashurisë saj të pakufishme.

Jeta e Nënë Terezës ka qenë me të vërtetë një yll i ndritshëm për Kishën e për botën mbarë. Drita e saj verbuese edhe nëse i ka kapërcyer pragjet e ekzistencës njerëzore, lë edhe sot gjurmët e dukshme në zemrat e njerëzve që e kanë njohur, por edhe atyre që kanë dëgjuar vetëm të flitet për të.

Shumë njerëz kanë kërkuar të kuptojnë se cili ka qenë motivimi më i thellë brenda saj, që e shtynte atë për të jetuar mes të fundmëve të shoqërisë, për të mirëpritur njerëzit në pragun e vdekjes, të lënë rrugëve? Çfarë e bënte atë të kujdesej për plagët e të sëmurëve, për të gjetur gjithmonë strehime të reja, për të ftuar të braktisurit, për të ushqyer e veshur të varfërit, që të kujtohej nga të burgosurit e veçuar nga bota në shumë burgje të padukshme të shoqërisë.

Arsyeja e fshehtë e veprimit të saj të mëshirshëm ka qenë besimi, me rrënjët në misterin e mishërimit të Jezu Krishtit. Një besim, ai i Nënë Terezës, i gërshetuar me mistiçizmin shpirtëror e material që nga njëra anë e udhëhiqte për t’u gjunjëzuar përpara kryqit dhe për të medituar në të gjitha çastet e ditës ato fjalë të fundit të Jezusit në kryq “Kam etje”, e nga ana tjetër, në fund të lutjes, e shtynte të shkuarit në kërkim të njerëzve, grave, fëmijëve që jetojnë në margjinaturat e shoqërisë, me dëshirën e të qenit të ushqyer, me etje të shuar, të veshur, të mirëpritur, të kujdesur e të dashur.

Nënë Tereza na ka mësuar se jeta e krishterë përbëhet nga një vështrim i dyfishtë: vështrimi tek Perëndia dhe vështrimi tek njeriu. Pra, të ndalësh vështrimin mbi të kryqëzuarin, për të shikuar sesi Perëndia ka dashur çdo krijesë, duke dhënë jetën e vet për shëlbimin e mbarë njerëzimit, të kthesh sytë nga njerëzit e kryqëzuar prej indiferencës e prej emargjinalizimit, për të bërë që të kuptohet sesi një besim autentik nuk është i përbërë vetëm prej fjalëve të bukura, meditimeve të thella ose katekizmit me pasion.

Ishte një besim i patundur, ai që u dëshmua nga Nëna: besim i aftë të joshë tek Jezu Krishti, pasi pranon tek çdo njeri dinjitetin e vet (të Birit të Perëndisë), e për këtë arsye është i gatshëm për t’i shërbyer Atij, duke shpenzuar kohën e energjitë e veta pa pretenduar asgjë në shkëmbim.

Jeta e Nënë Terezës është një shembull i afrimit me njerëzit. Butësia e mirësia e saj dhe shoshitja e çështjeve jetësore, kanë qenë gjithmonë virtytet që e kanë bërë të pranueshme atë, edhe nga ana e shumë njerëzve të një qyteti si Kalkuta, që sigurisht nuk kishte shumicë të krishterë. Gatishmëria e saj për të mirëpritur e shërbyer kishte pikësynimin e shenjtë që ta zbriste numrin e shpirtërave në Purgator, sa më shumë që të jetë e mundur, për të bërë kështu realitet hyrjen drejtpërsëdrejti në Parajsë, në fundin e shtegëtimit tokësor.

Ajo e kishte kuptuar se lëvdimi i Perëndisë mund të burojë vetëm nga zemra e një personi, nëse ai gjen dhurimin falas, në aktin e dashurisë së marrë. E cili është ai akt në dashurinë më të madhe që të çon, në mirëpritjen e të nëpërkëmburve, të njerëzve në pragun e vdekjes, të uriturve dhe të sëmurëve të përjashtuar nga shoqëria? Në fund të fundit, Nënë Tereza e njihte shumë mirë Ungjillin: janë të fundmët e të përjashtuarit për të qenë të privilegjuarit në sytë e Perëndisë.

Për të përmbushur pranimin dhe shërbimin me dashuri, nevojitet kohë, gatishmëri e para. Nënë Tereza është një ndër shembujt më elokuent të historisë bashkëkohore të veprimit të mistershëm e operues të provanisë hyjnore. Ajo nuk zotëronte asgjë, por gjithçka që i jepej dhe ajo e vinte në dispozicion të nevojave të aq e aq të varfërve. Ajo i ka dëshmuar mbarë botës, se çfarë do të thotë varfëri ungjillore, apo varfëri e kujt nuk zotëron asgjë materialisht, po edhe varfëri e atij që punon e fiton pagën, duke e dhënë me gjithë zemër e duke e ofruar në shërbim të nevojave konkrete të të varfërve.

Nënë Tereza është emblema e një të krishteri të realizuar me lutjen dhe me bamirësinë, me meditimin e shërbimin, me adhurimin e veprimin, për të veshur të varfërit e për t’i rikthyer dinjitetin të nëpërkëmburve. Nënë Tereza ka qenë ajo grua e shenjtë që admirohet për veprat e saja shoqërore të kryera ndaj të fundmëve, por në të njëjtën kohë ka ngjallur pyetje mbi kuptimin e jetës e mbi shpejtësinë e besimit të vet.

Shenjtja ka provokuar provaninë hyjnore të Perëndisë për të vepruar në mënyrë të vazhdueshme prej aq e aq lutjeve të saja e prej atyre lutjeve të bashkmotrave të veta, të cilat e kanë kuptuar fare mirë fuqinë e lutjes komunitare. Ende sot Misionaret e Dashurisë luten të gjitha së bashku me të njëjtat pikësynime, pa harruar nevojat e bashkëmotrave veta. Nënë Tereza është ngritur në nivelin e altarëve të shenjtërimit, sepse mesazhi dhe dëshmia e saj vijojnë të të udhëtojnë pa u lodhur nëpër rrugët e botës.

Njohja e historisë së shpirtit të Nënë Terezës, na ka kthyer një vizion njerëzor të kësaj gruaje e cila ka vepruar përgjithmonë me dashuri edhe kur zemra e saj nuk e njoftonte atë transportim e atë plotësi të ndjenjave ndaj Perëndisë. Kjo është një ndër provat më të forta e më të vështira për të kapërcyer hapësirat drejt jetës së krishterë. Edhe ne, shpeshherë na qëllon të lutemi, por duke mos shfaqur entuziazëm në qëndrimin përpara Perëndisë; përmbushim gjeste të bamirësisë, por zemra jonë mbetet thuajse e pamundur të ofrojë një fjalë ngushëllimi duke mos u ndjerë të shpërblyer për gjestin e kryer; shpenzojmë kohën për familjen, duke shijuar veçse ndjenjën e trishtimit e të pakënaqësisë.

Nënë Tereza e ka provuar të gjithë këtë, por ka vazhduar të ndjekë me besnikëri mësimin e shembujve të Ungjillit; sigurisht që jesh i krishterë do të thotë të veprosh për të mirën e tjetrit edhe nëse nuk provohet ndjenja e madje dhe nëse nuk të njihet apo nuk vlerësohet ajo çka bën me anën e mjaft gjesteve të përmbushura të butësisë e të kujdesit.

Fakti i të mos qenit i çmuar menjëherë, e ushqen këtë shpresë të krishterë se merret shpërblimi e lëvdimi nga vetë Perëndia në mbretërinë e qiejve. Kjo ka qenë forca shpirtërore e Nënë Terezës e ky është sekreti për të ndjekur gjurmët e një Shenjtëreshe, e cila ka kryer çdo vepër të saj të mëshirës me sigurinë e të jetuarit nën mbikqyrjen e Perëndisë e të Virgjërës Mari si dhe të pjesëmarrjes me Krishtin në misionin e shëlbimit të shpirtrave.

 

Check Also

Sinodi Dioqezan, sfidë e vështirë, por jo e pamundur!

Sinodi Dioqezan, sfidë e vështirë, por jo e pamundur! Nga Igli Gjelishti I nderuar e ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *