Përgjegjës për 75.000 aborte

Nga Adela SHTJEFNI

Jo abortit!
Jo abortit!

Shumë nga ju kanë dëgjuar të flitet për mua, për drejtorin e klinikës më të famshme në botë për abortet. Klinika jonë është e njohur me emrin “Qendra për shëndetin riprodhues dhe seksual” në New York. Ndodhet në lindje të New Yorkut, dhe në dy vite që kam kaluar atje si themelues dhe drejtues, kemi bërë më shumë së 60.000 aborte. Kanë qenë 35 mjekë që kanë punuar nën drejtimin tim. Klinika ishte e hapur çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit deri në mesnatë, çdo ditë të javës, edhe të dielën: kemi bërë 120 aborte në ditë, çdo vit, duke përjashtuar ditën e Krishtlindjes. Unë kam bërë 15.000 aborte në studion time private, prandaj jam përgjegjës personalisht për 75.000 aborte. Ja, një statistike për të cilën nuk jam aspak krenar, por mendoj se diskutimi im mbi ketë argument mund të marrë një farë autoriteti dhe besueshmëri të sigurtë.

Kam qenë një prej themeluesve të organizatës kombëtare për anulimin e ligjit për abortin NARAL (National Association for Repeal of Abortin Low) që më vonë u quajt “Fondi i aktivitetit për të drejtat e abortit” (National Abortio Rights Action League). Ky ishte grupi i parë aktiv, politik, për abortin ne SHBA. Është themeluar në vitin 1968 nga Laurence Lader, nga unë, nga Bettz Freedan (feministe) dhe nga Carol Brightcer, e cila është aktivizuar ne politike në qytetin e New Yorkut. Në atë epokë ishte mjaft e guximshme të themeloje një lëvizje, një grup të atij lloji. Buxheti fillestar ishte 750 dollarë për vitin e parë të aktivitetit tonë, duhej një guxim i madh edhe vetëm për të folur për një reforme mbi ligjin e abortit. Bënim një pyetësor prezantues: 99.5% e të anketuarve ishin kundra abortit të ligjshëm. Por, në këtë grup të vogël me një buxhet minimal dhe vetëm me katër vetë të punësuar, kemi arritur që për dy vite të ndryshonim ligjin mbi abortin i cili ekzistonte prej 140 viteve në shtetin e New Yorkut duke e shndërruar në këtë mënyrë qytetin e New Yorkut në kryeqendrën e aborteve në të gjithë Amerikën. Tre vite me vonë kemi arritur të bindnim edhe trupin gjykues të kasacionit për të legalizuar ligjin e abortit ne 50 shtete. Sa gjë e turpshme! Si e kemi bërë?

Ë s h t ë s h u m ë e rëndësishme që dëgjuesit e mi ta dinë se cilat kanë qenë metodat e përdorura, në mënyrë që këto të përdoren, në variante të vogla, në të gjithë botën perëndimore. Asnjë shoqëri perëndimore nuk është e mbrojtur nga kjo epidemi. Grupi jonë NARAL, në vitin 1968 kishte bërë një matje rreth opinionit të amerikanëve përsa i përket abortit. I kemi dhënë publikut shifra dhe statistika në të cilat rezultonte që 50- 60% e amerikanëve ishte në favor të legalizimit të abortit. Kjo metodë ja ka dalë mbanë dhe ka pasur shumë sukses! Në fakt shumë pak njerëzve u pëlqen të jenë në minoritet. Kjo ishte një nga strategjitë tona, shumë e dobishme: përdorimi i hetimeve të shtirura, jo të sinqerta, me një kuptim të dyfishtë…

Do të doja t’ju jepja një këshille të rëndësishme, jini gjithmonë të kujdesshëm dhe shumë kritikë përballë të gjitha hetimeve për të cilat flitet dhe lexohet nëpër gazeta. Kjo është, siç thashë, edhe sot mënyra më e përdorur mbi të gjitha kur flitet për abortin. Kemi vënë re që, duke e bërë më tragjike situatën, kemi krijuar më shumë simpati dhe kemi arritur me lehtësisht në qëllimin tonë, domethënë në bërjen e abortit të ligjshëm. Kemi falsifikuar numrin e aborteve të paligjshme. E dinim se shifra e aborteve të paligjshme ne USA shkonte rreth 100.000 ne vit. Numri që ne kemi publikuar ne mënyrë të përsëritur në statistikat tona ishte 1 milion. Dhe gënjeshtra e madhe përsëritet shumë shpesh, atëherë, opinioni publik bindet më lehtë … pikërisht siç ka bërë “miku” ynë Hitleri në Gjermani.

Dinim edhe që numri i grave që vdisnin për shkak të abortive të paligjshme ishte 200/250 në vit; shifra të cilën e përsërisnin vazhdimisht dhe e publikuar kjo në statistikat tona ishte në fakt 10.000. Këto shifra kanë filluar të jepen në opinionin publik dhe ishte mënyra më e mirë për të bindur të gjithë Amerikën: bëhej gjithmonë e më e fortë nevoja për të fshirë ligjet mbi abortin. Tani që dihet që i kemi falsifikuar ato shifra, në mënyrë të veçantë numri i aborteve të paligjshëm në USA, nëse merren parasysh disa pasoja, dhe nëse bëhet krahasimi me numrin e abortive (100000 para miratimit të ligjit) me numrin (1.55 milion – 15 herë me i madh) pas miratimit të ligjit, kuptohen sajimet dhe gënjeshtrat që kemi publikuar në të gjithë Amerikën. Një metodë tjetër e përdorur nga ne ishte ajo që të bindnim opinionin publik se, duke ndaluar abortin, do të kryhen njëlloj aborte në mënyrë të paligjshme. Kjo nuk është e vërtetë! Nëse sot ndalohet aborti, nuk do të kishim 1.55 milion aborte! Një strategji e rëndësishme është të mohosh provën shkencore që tregon me të drejtë që jeta fillon në momentin e konceptimit. Duhet të insistojmë: çështja relative e fillimit të një jete njerëzore nuk është vetëm një çështje shkencore por edhe një çështje teologjike, juridike, etike dhe filozofike. Edhe kjo është një metodë e përdorur nga grupet për abortin: ngulin këmbë në faktin se është e pamundur të dimë kur fillon një jetë.

Në të vërtetë ne mundemi ta përcaktojmë se kur fillon jeta.

Fillon me ngjizjen, në momentin e pllenimit dhe nga ai moment personi krijuar është një qenie njerëzore.

Nuk ekziston një moment në të cilin ndryshon diçka, nga një hiq në një diçka, nga një jo-njeri në një-njeri. Nuk ka një ndryshim të papritur në mitër. Besoj se aborti do të thotë qartësisht dhe pa diskutim, shkatërrimin e asaj jetë njerëzore. Besoj se është një veprim i pafalshëm dhune vdekjeprurëse. Duhet të themi se një shtatzëni e padëshiruar është një problem shumë i vështirë, por të gjesh zgjidhjen në shkatërrimin e një jete, do të thotë të shkatërrosh një pasuri shumë të madhe, dhe më keq akoma, do të thotë heqje dore nga një veprim publik përballë përgjigjes klasike të mendimit utilitar mbi problemet e mëdha sociale. Si shkencëtar di që jeta njerëzore fillon në momentin e pllenimit. Edhe pse ne mënyrë formale nuk jam besimtar, besoj se është një ekzistencë hyjnore që na kërkon ta ndalojmë këtë krim pikëllues dhe shumë të turpshëm kundër njerëzimit.

(dr. Bernard Nathanson) Marrë nga një diskutim me dr. Bernard Nathanson, ish mjek përgjegjës për abortet, mbi metodat e përdorura për legalizimin e abortit, me rastin e ndryshimit të ligjit irlandez në Dublin.

Check Also

Zoti është dashuri

Zoti është dashuri!

Nga Dom Marjan Lumçi Zoti është dashuri! Nëse ne arrijmë me i dashtë personat që ...