Veprimtaritë zyrtare për Lumnimin e 38 martirëve

Lajmi i shpalljes së datës së “Lumnimit të imzot Vinçenc Prenushit me 37-shokët e tjerë martirë”, ndezi e ngrohu zemrat e çdo besimtari duke i kaluar permasat e Kishës lokale dhe kombëtare. Njohja zyrëtare nga Kisha Universale e martirizimit të tyre, përveçse ngre në altarët e çdo Kishe heroizmin fetar, është edhe një shenjë mirënjohje për të gjithë ata burra, gra, pleq e fëmijë të cilët, si pasojë e një ideologjie ateiste, u dënuan padrejtësisht duke pësuar tortura nga më çnjerëzoret që shekulli i kaluar kishte njohur.

1-veprimtarite-komisioni-martireve-350x233

Ky vit Jubilar Mëshire, pa ndrojë është viti i Kishës në Shqiperi. Shenjtërimi i Nënë Terezës, shpallja dhe emërimi i Kardinalit të nderit, dom Ernest Troshani si dhe shpallja e Lumnimit të Martirëve me datën 5 Nëntor dëshmojnë  fuqishëm se Zoti nuk e braktis kurrë popullin e vet, dhe se Verteta do të ngadhenjejë gjithmonë.

Kjo bindje ishte muza e atyre që përballë vuatjeve e torturave zgjodhën të shpallin fuqinë e Zotit që fal. Gjaku i derdhur është heroizimi që lartëson forcën e besimit dhe dëshmon pushtetin e së Mirës dhe së Drejtës që nuk thyhet dhe nuk i nënshtrohet së keqes, sado e madhe dhe e fuqishme të jetë ajo. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria, i fali ato që më kanë bërë keq dhe që do të më pushkatojnë të shqiptuara në çastet e fundit të jetës, ndërsa breshërit e automatikëve prisnin të fundit komand për tu shprazur, vertetojnë forcën e madhe fetare, shpirtërore dhe njerëzore me të cilën ishin të ushqyer martirët shqiptar.

 

Ceremonia e Lumnimit

Sikurse tashmë jeni në dijeni, Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjik, do të celebrohet në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër. Ky celebrim do të udhëhiqet nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.

Sigurisht, për një ngjarje të tillë, asnjë ambjent nuk do të ishte i mjaftueshëm për të mikpritur besimtarët e shumtë që sdo ja lejonin vetës të humbnin këtë ditë historike. Për t’ju dhënë të gjithëve mundësinë e përjetimit të kësaj ngjarje, në sheshin përballë Katedrales, Sheshi Gjon Pali II, do të instalohen  ekrane të mëdhenjë që do të transmetojnë gjithë Kremtimin.

Për të na nderuar dhe për të qënë afer nesh në këtë Kremtim Solemn,  përveç kardinalit udheheqës, i derguari i Papa Franceskut, Angelo Amato, do të jenë të pranishëm; Kardinali i jonë d. Ernest Troshani, kryetar i Konferences Ipeshkvore të Italisë, Kardinali Angelo Bagnasco; ipeshkvi i Kelnit, Kardinali Ranier Maria Woelki; Kardinali Salvatore de Giorgi, nga Roma; Ipeshkvi i Napolit, Kardinali Crescenzio Sepe.

Do të jenë të pranishëm në bashkëkremtim 20 ipeshkvinj nga vende të ndryshme të botës; si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi, diaspora dhe vende të tjera të botës.

Besimtarëve të shumtë që do ngarendin për të marrë pjesë në këtë kremtim solemn, nga Shqiperia, do u shtohen edhe besimtarët e tjerë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe mbarë diaspora shqipfolese nëpër botë.

Për të nderuar këtë kremtim janë të ftuara autoritetet më të larta shtetrore si nga Shqiperia ashtu edhe nga Kosova.

Kisha Katedrale do jetë e hapur për të gjithë, të vetmet vende që do të rezervohen do të jenë për familjarët e martirëve dhe për autoritet e larta shtetrore.

I gjithë kremtimi do të transmetohet nga Televizioni publik Kombetar TVSH. Cdo media që dëshiron të transmetoje live do të ketë mundësi të lidhet në frekuencat që TVSH do vë në dispozicion.

Në lidhje me sigurinë, forcat e policisë do të angazhohen për mbarvajtjen sa më të  mirë të Meshës së Shenjtë.

Në pritje të kësaj ngjarje, për një pergaditje sa më dinjitoze, Komisioni i KISH-it i ngritur për këtë rast, ka pergaditur një seri veprimtarish/aktivitetesh si më poshtë:

 

Programi i aktiviteteve kulturore dhe fetare.

 

• Me datën 26/10/2016, në orën 18.30- Promovimi i librit: “Imzot Vincens Prenushi me shokë martirë” në sallën Mikel Koliqi, dhe me datë  31/10/2016 i njejti promovim do të jetë në Tiranë, në orën 11.30 pranë ambjenteve tek Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” .

• Me datën  27/10/2016, në Emisionion në Top Story, në Top Channel “Ecuria e Proçesit të martirëve”, në studio Mons. Angelo Massafra.

• Me datën  29/10/ 2016, ora 19:00, Koncert në katedrale. Interpreton Kori i katedralës, dirigjent(Lukë Mllugja).

• Me datën 31/10/ 2016, ora 18:30, salla Kardinal Mikel Koliqi do të mbahet dramatizimi me temë “ Fajtor të pa faj”, i përgaditur nga Seminari Nderdioqezan Shqiptar në bashkëpunim me dirigjent Zef Coba.

• Me datën 03/11/2016, ora 17:00, në Katedrale, Koncert me pjesëmarrjen e korit “Prenke Jakova”, dirigjent Gjon Shllaku.

• Me datën 4 Nentor, ora 10:00, në përkujtim të 26- vjetorit të Meshës së Parë, në Varrezat e Rrmajt do të kremtohet Mesha e Shenjtë.

• Në Vigjilje të Kremtimit të Meshës së Lumnimit të 38-Martirëve, së bashku me autoritetet më të larta Kishtare, në Kishën e Shën Franceskut “Gjuhadol” do të jetë lutja e Mbremesores në orën 18.00.

 

AKREDITIMET

Sa i perketë kësaj pike; të gjithë fotoreporteret, kameramanët dhe gazetarët, janë të lutur që të akreditohen pranë faqës se Web-it; www.katedraljashkoder.com, duke klikuar tek zëri “Akreditimet për Martirët”. Akreditimi tek webi do të jetë kusht i domosdoshëm për të pasur akses.

Komisioni per mediat, Dom Artur Jaku & Dom Mark Shtjefni

Check Also

Kushtet Solemne në Shoqërinë e Jezusit

Kushtet Solemne në Shoqërinë e Jezusit Mesha e Korpit dhe Gjakut të Krishtit, për “Shoqërinë ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *