E Lumja Nanë Tereza, do të shpallet Shenjte më 4 shtator 2016

E Lumja Nanë Tereza

Ganxhe Bojaxhiu do të shpallet Shenjte më 4 shtator 2016

Nane Tereza

Papa Françesku mbajti sot paradite në Vatikan Koncistorin publik për kanonizimin e të Lumëve. Nënë Tereza do të shpallet Shenjte të dielën e 4 shtatorit 2016. Pra, sot paradite në orën 10.00, në Sallën e Koncistorit në Pallatin Apostolik të Vatikanit, gjatë kremtimit të lutjeve të ditës të Orës së Tretë, Papa Françesku mbajti Koncistorin e rregullt publik për kanonizimin e të Lumëve:

Giuseppe Sànchez Del Rio;

Stanislau i Jezu Marisë (Gjoni Papczynski);

Giuseppe Gabriele Del Rosario Brochero;

Maria Elisabetta Hesselbald;

Tereza e Kalkutës (Anjeze Ganxhe Bojaxhiu).

Gjatë Koncistorit, Papa ka dekretuar që të Lumët të regjistrohen në  Librin e Shenjtorëve në këto data: të dielën më 5 qershor 2016: Stalinslau i Jezu Marisë e Maria Elisabetta Hesselbald; të dielën më 4 shtator 2016: Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu; të dielën më 16 tetor 2016: Giuseppe Sànchez del Rìo e Giuseppe Gabriele del Rosario Brochero.

Sipas traditës, të gjitha kanonizimet kremtohet nga Papa dhe në Vatikan.

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *