Gjaku i martirëve të krishterë është një britmë.

Gjaku i martirëve të krishterë është një britmë. Le ta dëgjojnë qeveritarët.

Në një letër drejtuar patriarkut të Kishës etiopike, Abuna Matthias, Papa i shpreh dhimbjen e tij për masakrën e 29 të krishterëve etiopë të vrarë nga Isis në një plazh të Libisë.

Papa Francesku me Abuna MatthiasPape Frencesku Abuna MatthiasQyteti i Vatikanit, 21 Prill 2015 – Është e madhe dhimbja e Papës Françesku kur merr vesh se edhe një herë tjetër është derdhur gjak i pafajshëm i të krishterëve. Në një letër të drejtuar Abuna Matthias, patriark i Kishës Ortodokse Tewahedo Etiopike, Papa shpreh ngushëllimet e tija për masakrën e fundit të bërë nga Shteti Islamik i cili ka vrarë një grup prej 29 të krishterësh etiopë në një plazh të Libisë, dhe më pas duke e nxjerrë nëpër rrjetet sociale filmimin e ekzekutimit.

«E di se Shenjtëria e Juaj vuan shumë për mizorinë me të cilën kanë mbetur viktima besimtarët e tu të dashur, të cilët janë vrarë vetëm për faktin se janë ndjekës të Zotit tonë dhe shëlbuesit Jezu Krisht» i shkruan Papa. U siguroj juve «solidaritetin më të ndjeshëm» si dhe «afërmitetin tim në lutje përballë martirizimit të vazhdueshëm që në një mënyrë kaq mizore po e vuajnë të krishterët në Afrikë, në Lindjen e Mesme si dhe në disa krahina të Azisë».

«Nuk përbën asnjë diferencë fakti nëse viktimat janë katolikë, koptë, ortodoks apo protestantë. Gjaku i tyre po derdhet vetëm sepse dëshmojnë besimin e tyre në Jezu Krishtin!», është shprehur Papa. Papa vazhdon më tej duke thënë se ky gjak i vëllezërve tanë dhe motrave tona të krishtera «është një dëshmi e cila gërthet për tu dëgjuar nga të gjithë ata që dijnë ende në zemrën e tyre të bëjnë dallimin mes së mirës dhe të keqe», e mbi të gjitha nga ata «që kanë në dorë fatet e popujve»

Papa e përfundon letrën e tij me një notë shprese duke kujtuar se «në këtë periudhë jemi të mbushur plot me gëzimin e Pashkëve të atyre apostujve të cilëve gratë u dhanë lajmin se «Krishti është ringjallë nga të vdekurit». Sigurisht – pranon – një gëzim i tillë, “i cili nuk shterron kurrë” dhe këtë vit “disi i errësuar prej vuajtjes”. Megjithatë, shprehet me shpresë Papa, «e dijmë se jeta të cilën e jetojmë në dashurinë e mëshirshme të Hyjit është më e fortë se vuajtja që të gjithë të krishterët provojnë, një vuajtje që i bashkon burrat dhe gratë vullnetmirë të të gjitha traditave fetare»

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...