Jemen: vriten nga terroristët 4 motra të Nënë Terezës

Jemen:

vriten nga terroristët 4 motra të Nënë Terezës

Motrat e Nane Terezes te vrara ne Yemen

Katër motra të Nënë Terezës janë masakruar sot paradite nga një grup terroristësh, që sulmuan kuvendin e tyre në qytetin jemenit të Adenit. Lajmin e konfirmon për agjencinë katolike Fides, vikariati apostolik i Arabisë Jugore. Përveç murgeshave, mbetën të vrarë edhe së paku dy bashkëpunëtorë etiopë të bashkësisë, ndërsa, fatmirësisht, shpëtoi eprorja e kuvendit.

Nuk ka lajme për një meshtar salezian indian

Janë gjallë edhe të gjithë të moshuarit e invalidët, për të cilët kujdeseshin murgeshat, ndërsa, tani për tani, nuk ka lajme për meshtarin salezian indian, Tom Uzhunnalil, që jetonte në kuvendin e motrave të Nënë Terezës, pasi kisha e Familjes Shenjte, ku shërbente më parë, u plaçkit dhe u dogj nga njerëz të armatosur, shtatorin e kaluar.

Tri murgesha ishin afrikane e një, indiane

Dy nga murgeshat e vrara ishin ruandeze, një tjetër, indiane dhe e katërta vinte nga Kenia. Përveç murgeshave, kanë mbetë të vrarë edhe 12 persona të tjerë.

Eprorja e kuvendit i dha gjithë informacionin e mundshëm policisë, e cila mban trupat e murgeshave të shkreta e të viktimave të tjera.

Dyshohet për grupe terroriste të rrjetit të Al Kaedës

Deri tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër sulmin, por dihet se në qytetin portual jemenit, rimarrë në dorë vetëm pak muaj më parë nga forcat besnike ndaj presidentit, në luftë me rebelët huthi, janë përqendruar grupe të lidhura me rrjetin e Al Kaedës.

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *