Jubile i jashtëzakonshëm kushtuar Mëshirës

Hyji fal gjithçka dhe i fal të gjithë

Papa ka shpallur një Vit të Shenjtë të jashtëzakonshëm, kushtuar mëshirës. ky vit do të fillojë 8 dhjetorin e ardhshëm, që përkon me 50 vjetorin e mbylljes së koncilit të II-të të Vatikanit. vitit do të inaugurohet me hapjen e Derës së Shenjtë në Shën Pjetër dhe do të mbyllet me 20 nëntor 2016. Vula e shpalljes do të bëhet publike me 12 prill, të dielën e Mëshirës Hyjnore.

Papa i shndërron pesëdhjetë vitet e mbylljes së Koncilit nga një përkujtim në një shtytje për ecë përpara: 8 dhjetori i ardhshëm do të inaugurojë një Vit të Shenjtë të jashtëzakonshëm, për të realizuar «një etapë të re» në «misionin» në misionin e Kishës për tu shpallur të gjithëve «Ungjillin e mëshirës». Ungjilli i mëshirës nxit në ne një kthim të krejt Kishës. Na kujton të varfrit, të fundmit, periferitë, fjalë këto kyçe të pontifikatit të Papës, por edhe një temë e cila duke se shpesh është e lënë pas dore. Shpallja e Jubileut është një lajm i mirë i cili mirëpritet nga krejt Kisha me shpresën se vetë Kishës do ti japë forcë më të madhe për ecur përpara.

Ati i Shenjtë do të shpallet me 12 prill, të dielën e Mëshirës Hyjnore, me komunikimin e vulës dhe do të inaugurohet me 8 dhjetor me hapjen e Derës së Shenjtë në Shën Pjetër dhe do të mbyllet me 20 nëntor 2016. Bë predikimin e tij Papa ka këmbëngulur shumë gjatë mbi nevojën për të pranuar para së gjithash mbi vetveten tonë mëshirën e Hyjit, për të qenë më pas të aftë për ta çdo njeri me mëshirë. «Hyji fal gjithçka dhe i fal të gjithë», është shprehur Papa, dhe u ka kërkuar «në mënyrë të veçantë atyre që rrëfejnë» që ta kenë gjithmonë parasysh këtë gjë. Papa Bergoglio ju ka kujtuar figurën e gruas mëkatnore, «ishte një mëkatnore publike», duke e vënë përballë me atë Simonit farize. Ky vit i Shenjtë duket shumë i rëndësishëm në perspektivën e papës Françesku si dhe për gjithë jetën e Kishës. ajo çka Papa i kërkon krejt Kishës është që ta njohin vetveten nevojtare për kthim.

Check Also

Adhurimi Eukaristik-III e Diele Gjatë Vitit -B- Ejani pas meje e do t’ju baj peshkatarë njerëzish!

III e dele e Gjate Vitit -B- Ejani pas meje dhe do t’ju baj peshkatare ...