Kishë që jeton në Shqipëri, faleminderit për shembullin tënd të besnikërisë ndaj Ungjillit!

Papa Francesku kremtoi Meshën në sheshin Nanë Tereza dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë u dhuroi “lulen e lutjes dhe të kujtimit” për të gjithë martirët që “nuk janë përkulë” përpara persekutimit komunist.

Papa ne MesheKa ardhë për me sjellë shpresën në Shqipëri dhe me vendosë me përmallim “lulen e lutjes dhe të kujtimit falënderues për të gjithë ata “ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë dhe besimtarë laikë” të cilët gjatë viteve të diktaturës komuniste, “e kanë paguar me jetë besnikërinë e tyre” ndaj Krishtit dhe Kishës. Kështu është shprehur Papa gjatë Meshën në sheshin Nanë Tereza, një vend simbolik ky që i është kushtuar “bijës së mdhe dhe të përvujtë të kësaj toke”. Ipeshkvi i Romës ka ardhë për të sjellë paqen, dhe vetë Papa thotë, të njëjtën paqe që dymbëdhjetë apostujt sëbashku me 72 të tjerët të thirrur prej Krishtit e përçonin në shtëpitë në të cilat trokisnin për tu shpallur dashurinë e Hyjit: “Paqe në këtë shtëpi”. Një shprehje kjo që “nuk është thjesht një përshëndetje, por një dhuratë” sqaroi më ej Ati i Shejtë, Dhuratë të cilën ai vetë në këtë ditë dëshiron t’ua japë të gjithë bijëve dhe bijave të Shqipërisë: “Paqe në shtëpitë tuaja, paqe në zemrat tuaja, paqe në Kombin tuaj!”.

Më pas Papa u kujtoi të gjithë të pranishmëve thirrjen për të ndjekur shembullin misionar të dishepujve sepse “Zoti i ringjallur nuk dërgon vetëm të dhumbëdhjetët, por mbarë Kishën dhe e dërgon sot çdo të pagëzuar për tu shpallur ungjillin të gjithë njerëzve. Por populli katolik i Shqipërisë këtë gjë tashmë e din shumë mirë, sepse që në shekujt e kaluar ka tentuar të sjelli paqe kudo që është gjendur, pavarësisht se kjo paqe shpeshherë i është refuzuar. “Nganjëherë dyert i janë mbyllur” është shprehu Papa Bergoglio, “dhe në një të afërme të shkuar, edhe dera e vendit tuaj ishte e mbyllur, e mbyllur me zinxhirin e ndalimeve dhe të persekutimeve të në sistemi që mohonte Zotin dhe bllokonte lirinë e besimit”. Ishin vite ne të cilat “ata që kishin frikë nga e vërteta dhe nga liria bënin c’ishte e mundur për ta zhdukur Hyjin nga zemra e njeriut dhe kërkonin që të përjashtonin Krishtin dhe Kishën nga historia e Vendit tuaj”.

Vite në të cilat, ka theksuar Papa, jo vetëm katolikët por edhe ortodoksët dhe myslimanët pësuan “vuajtje të tmerrshme” dhe “persekutime të rënda”. Në dritën e këtij kujtimi të gjallë por shumë të vuajtur “mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh” është shprehur Papa. Por ka qenë edhe një tokë në të cilën “nuk kanë munguar provat e guximit të madh dhe të koherencës në dëshmimin e besimit”. Mjafton të mendojmë gjithë këta të krishterë të cilët “nuk janë përkulur përballë kërcënimeve, por kanë ecur pa u lëkundur në rrugën të cilën e kishin nisur”!.

Me plot zemër, Papa Françesku i drejtohet në mënyrë ideale murit të varrezave të Shkodrës, vend simbol i martirizimit të katolikëve shqiptarë në të cilin bëheshin edhe pushkatimet. Dhe duke e menduar këtë tokë e cila kundërmon edhe sot erën e gjakut të pafajshëm, Bergoglio e ndjen në shpirt që tu japi besimtarëve shqiptarë shpresë në mënyrë që ta harrojnë urrejtjen për vuajtjet që kanë pësuar. “Zoti ka qenë pranë jush, të dashur vëllezër e motra, për t’ju mbështetur – na ka siguruar Papa -; Ai ju ka udhëhequr dhe ngushëlluar dhe në fund ju ka ngritur me krahët e shqiponjës ashtu sikurse një ditë në kohët e shkuara bëri me popullin e Izraelit”.

Shqiponja që gjendet në flamurin shqiptar qoftë për ju përherë nxitje qortuese “që ta vendosin besimin tuaj përherë në Hyjin, i cili nuk zhgënjen asnjëherë por është gjithmonë përkrah jush, e në mënyrë të veçantë në momentet më të vështira”, është shprehur Papa. “Shqiponja nuk e harron asnjëherë folenë e saj, por fluturon në lartësi – e këtë frazë papa e shoqëron edhe me ngritjen e krahut të tij drejt qiellit, gjest i cili u shoqërua me një duartrokitje të gjatë – Fluturoni në lartësi! Ikni lart…duke i hapur zemrat tuaja Krishtit, Hyjit, Ungjillit, në takimin me Hyjin, në takimin mes jush sikurse tashmë po e bëni, dhe me këtë takim i jepni dëshmi gjithë Europës”.

Ndër të tjera, në vendin tuaj vazhdojnë të rriten frytet e besnikërisë ndaj Zotit: “Sot dyert e Shqipërisë janë të hapura – është shprehur Papa Francesku – dhe po formësohet një stinë e re e protagonizmit misionar për të gjithë anëtarët e popullit të Hyjit”. “Çdo i pagëzuar ka një vend dhe një detyrë që duhet ta zbatojnë në Kishë dhe në shoqëri”, dhe më pas shton; ndërkaq, “secili prej jush të ndjehet i thirrur për tu angazhuar me bujari në shpalljen e Ungjillit dhe në dëshminë e dashurisë; për ti forcuar lidhjet e solidaritetit duke krijuar kushte më të mira jetese dhe vëllazërie për të gjithë. “Besimi i juaj të jetë i gëzueshëm dhe i shkëlqyes, dhe të dëshmojë se takimi me Krishtin i jep kuptim jetës së njeriut”, ka qortuar Papa Francesku, duke i nxitur ipeshkvijtë, meshtarët, të shuguruarit dhe laikët që ta shtrijnë sa ma shumë veprimin baritor për të vazhduar kërkimin e “formave të reja të pranisë së Kishës në mesin e shoqërisë”.

Në mënyrë të veçantë, Papa Françesku ju drejtua të rinjve, dhe në një farë mënyre duke imituar Të Lumin Gjon Palin II, e ngriti zërin duke thënë: “Mos kini frikë ti përgjigjeni me bujari Krishtit i cili ju fton që ta ndiqni! Në thirrjen meshtarake apo rregulltare do të gjeni pasurinë dhe gëzimin e dhurimit të vetvetes për ti shërbyer Hyjit dhe vëllezërve tuaj”. “Mos i harroni plagët, por mos u hakmerrni”, “ecni përpara dhe punoni me shpresën e një të ardhmeje të madhe që ju pret”.

Fjalët e fundit të Papës janë një dialog mes një Ati të dashur dhe një nëne e cila është duke u ngritur prej vuajtjes së bijve të saj. Një dialog i cili është i mbushur me përmallim dhe ndjenjë të thellë falënderimi, në të cilën Ipeshkvi i Romës shprehet duke thënë: “Kishë që jeton në këtë tokë të Shqipërisë, faleminderit për shembullin tënd të besnikërisë ndaj Ungjillit! Shumë bij dhe bija të tuat kanë vuajtur për Krishtin, edhe deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Dëshmia e tyre i mbështetë hapat e tuaj të së sotmes e të së nesërmes në rrugën e dashurisë, të lirisë, të drejtësisë e të paqes”.

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...