Mons. Henry Veldkamp Kapelan i Atit të Shenjt

Mons. Henry Veldkamp

Kapelan i Atit të Shenjt

 

Sipas dokumentit nga Selia e Shenjtë i cili mban dt. 18 Gusht 2017, Ati Shenjtë Papa Françesku Kancelarin e Dioqezës sonë, Don Henry Veldkamp, e shpalli Kapelan të Atit të Shenjtë sigurisht edhe duke e shuguruar edhe Monsinjor. Në meshën festive të 11 vjetorit të shugurimit të Arqipeshkvit Mons. Gjergj Frendo, u bashkangjit edhe ky event festiv. Mons. Henry Veldkamp në përshëndetjen e tij tha:

Shumë i nderuar Monsinjor Gjergj, sot 11 vjet ipeshkëv, dhe shumë i nderuar Monsinjor Charles, Nunci Apostolik, shumë i nderuar Mons. Gjergj Meta, ipeshkvi i Rrëshenit, shoku im i ngusht që prej 25 vitesh, shumë i nderuar Mons. Giovanni, Administrator Apostolik i Jugut të Shqipërisë, të nderuar vëllezër meshtarë dhe Motra, të dashur besimtarë!

Eshtë një nder i madh të quhesh ‘Kapelan i Atit të Shenjt’. Dikush ka filluar ta mendoj se ky do të jetë një titull i përshtatshëm për Don Henrin. Dikush i zgjuar, dikush i vëmendshëm dhe i dashur. Ky person mund të jeni vetëm ju, Monsinjor Frendo, nismëtari i kësaj kërkese në Vatikan, për të cilën ju keni gjetur Nuncin Apostolik bashkpunëtor të gatshëm dhe të efektshëm. Ju e dini rrugën! Me qenë se Monsinjor Charles ka ardhur mes nesh vetëm para një kohe të shkurtër, bëhet pyetja “çfarë i keni thënë ju, çfarë i keni treguar ju Nuncit për t’ia mbushur mendjen, që të kërkohet ky emërim prej Papës”! Megjithatë mirënjohja ime duhet të shkoj së pari tek Ati i Shenjt, i cili më ka konsideruar të denjë – edhe pse s’jam – për t’u quajtur mbas sotit ‘Monsinjor’! Kurr nuk do të mësohem! Prapëseprapë shumë faleminderit, sepse kështu po e ndjej bindjen se këto njëzet vjet që qëndroj tek Kuria e Arqidioqezës Tiranë-Durrës nuk ishin të kota. Dhe kjo bindje është e barabartë me bindjen, që Krishti nuk ka vdekur kot për ne, miqtë e Tij! Premtoj para Popullit të Zotit, që do të bëj çmos të jetoj për rritjen e Kishës këtu në tokën e Shqiptarëve, t’i çoj besimtarët në lartësitë qiellore për lavdinë e amshuar!
Krishti më ndihmoftë! Zoja më ndihmoftë!

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *