Që tani të bashkuar me të

Shën Agustini

Sot, Zoti ynë Jezus Krisht, është ngjitur në Qiell. Edhe zemra jonë duhet të ngjitet me Të atje. Dëgjoni se çfarë na thotë Apostulli Pal: “Jeni ngjallur me Krishtin; pra, kërkoni atë çfarë është në Qiell, ku Krishti rri në të djathtë të Atit.” (Kol 3, 1). Ashtu si Jezusi është ngjitur (në Qiell), pa u larguar prej nesh, atëherë edhe ne jemi tani me Të, edhe nëse ajo që na është premtuar, nuk është bërë ende realitet në mishin tonë. Ai është ngritur tani përtej qiejve; dhe megjithatë, ai përjeton me ne të gjitha vuajtjet që provojmë ne, Trupi i Tij. Për këtë edhe dëshmoi, kur bërtiti nga sipër: “Saul, Saul, përse po më përndjek?” (Vap 9, 4), apo gjithashtu: “Isha i uritur dhe më dhatë për të ngrënë.” (Mt 25, 35). Përse pra nuk përpiqemi mbi këtë Tokë, që, nëpërmjet besimit, shpresës dhe dashurisë që na bashkojnë me Të, të mund të prehemi që tani me Të në Qiell? Ai, që është atje, është edhe me ne; dhe ne, që jemi këtu, jemi edhe me Të. Ai e bën të mundur këtë nëpërmjet natyrës së Tij Hyjnore, Fuqisë së Tij, Dashurisë së Tij; dhe ne, edhe pse jo si Ai nëpërmjet natyrës Hyjnore, mundemi nëpërmjet Dashurisë në Të. Ai nuk e la Qiellin, kur zbriti tek ne; dhe as neve, kur u ngjit në Qiell… Që do të mbetej me ne, edhe nëse do ishte lart, Ai e premtoi përpara ngjitjes së Tij në Qiell, kur tha: “Unë jam me ju deri në mbarim të Botës” (Mt 28, 20)

Check Also

Adhurimi Eukaristik-XXXII e Diele Gjatë Vitit -A-

XXXII e Diele Gjate Vitit A Adhurimi Eukaristik XXXII e Diele Gjatë Vitit -A- Rrini ...