Sekreti i ekzistencës së suksesshme

Sekreti i ekzistencës së suksesshme “të duash dhe të dhurohesh për dashuri”

Para se të largohej nga aeroporti i Tiranës, Papa ka takuar fëmijët dhe punëtorët e Qendrës Betania, vepër kjo e laikëve katolikë në ndihmë të të vegjëlve dhe nevojtarëve.

Papa ne ShqiperiNuk pushonin së duartrokituri fëmijët, personeli, vullnetarët, bamirësit e Qendrës Betania kur kanë parë se ka mbërrijtë Papa Françesku. Pas lutjes së Mbrëmësores në Katedralen tonë, Papa ka shkuar në orën 18.30 në Bubq të Fushë-Krujës për të takuar banorët e Qendrës Betania. Papa ka falënderuar para së gjitha vullnetarët për dëshminë e tyre të fesë që shndërrohet në “dashuri konkrete”, që sjell “dritë dhe shpresë në situata të rënda dhe të vështira”. “Kjo fe që vepron me dashuri, ka thënë Ati i Shejtë, i lëviz malet e indiferencës, të pabesueshmërisë dhe të apatisë dhe i hapë zemrat dhe duart për ta bërë të mirën dhe për ta shpërnda atë”.

Kjo Qendër, ka shtuar më tej Papa, “dëshmon se është e mundur një bashkëjetesë paqësore dhe vëllazërore mes persona që u përkasin etnive të ndryshme dhe besimeve të ndryshme. Këtu diferencat nuk e bllokojnë harmoninë, gëzimin dhe paqen, përkundrazi shndërrohen në rast për një njohje më të thellë dhe mirëkuptim të ndërsjellët”.

“E mira – ka nënvizuar Papa Françesku – shpërblen shumë ma shumë se leku, i cili në të vërtetë zhgënjen, sepse në jemi krijuar për të pranuar dashurinë e Hyjit dhe pastaj për ta dhuruar, dhe jo me e matë çdo gjë mbi bazën e lekut apo të pushtetit”.

Për Papën, sekreti i ekzistencës së suksesshme është “të duash dhe të dhurohesh për dashuri” deri në pikën sa të gjesh forcën për tu “sakrifikuar me gëzim”. Kjo do të thotë “të realizosh plotësisht lirinë tënde”. Papa e ka mbyllur takim duke i inkurajuar që të vazhdojnë “me besim për të shërbyer në të varfrit dhe në të braktisurit Jezusin Zot dhe ta lusin Atë në mënyrë që zemrat dhe mendjet e të gjithëve të hapen ndaj së mirës, ndaj dashurisë vepruese, burim i gëzimit të vërtetë dhe autentik”.

Avioni i Papës largohet nga Shqipëria

Pasi ka mbaruar takimin me fëmijët në Qendrën Betania, Papa është drejtuar për në aeroportin Nanë Tereza, ku pas një takimi të shkurtër me Kryeministrin Z. Edi Rama është përshëndetur me Shqipërinë. Pas përshëndetjes mes delegacioneve respektove, Ati i Shejtë është ngjitur në bordin e boeing A321 të Alitalia për në Itali. Gjatë udhëtimit me avion drejt Romës, duke lënë hapësirën ajrore të Shqipërisë, Papa i ka dërguar një mesazh presidentit të shtetit Shqiptar Z. Bujar Nishani në të cilin ndër të tjera ai shkruan: “Dëshiroj të shprehi falënderimin tim të thellë për mikpritjen tuaj bujare gjatë vizitës sime. Duke u lutur dhe kërkuar për të gjithë “bekime të bollshme hyjnore”, Papa lutet “me qëllim që I Gjithëpushtetshmi tu japi Ju dhe bashkëqytetarëve tuaj dhuratat e paqes dhe të mirëqenies”.

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...