“Të vrasësh në emër të Hyjit është një sakrilegj i madh!”

Në Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, Papa takoi përfaqësuesit e besimeve të ndryshme dhe i nxiti që të punojnë së bashku për paqen dhe lirinë e besimit sepse “diskriminimi në emër të Zotit është çnjerëzor”.

“Besimi i vërtetë është burim i paqes dhe jo i dhunës! Askush nuk mund ta përdori emrin e Zotit për të shkaktuar dhunë. Të diskriminosh në emër të Zotit është çnjerëzore”. Është ky një mesazh i përgjithshëm për myslimanët, bektashijtë, katolikët, ortodoksët, ungjillorët dhe hebreut. Këtë e tha Papa Francesku gjatë fjalimit të tij në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ku takoi përfaqësuesit e bashkësive të ndryshme fetare të pranishme në Shqipëri.

Papa ne universitet okPapa me autoritetet fetareNë fillim të fjalimit të tij, Papa është shprehur dukë thënë se Shqipëria ka qenë dëshmitare e dhunës dhe e dramës së shkaktuar nga “përjashtimi i Hyjit nga jeta personale dhe e bashkësisë”. Sepse “kur në emër të një ideologjie, kërkohet të përjashtohet Hyji prej shoqërisë, ka shtuar ai – përfundohet në adhurimin e idhujve, dhe shumë shpejt njeriu e humbet vetveten, dinjitetit i tij nëpërkëmbet, të drejtat e tij dhunohen”. “Privimi i lirisë së ndërgjegjes dhe i lirisë fetare plagosë dhe kushtëzon një shoqëri rrënjësisht të varfëruar, sepse privon shpresën ndaj referimeve ideale”, ka nënvizuar Ati i Shejtë. Por u ka kujtuar edhe se si kthimi i lirë së besimit në Shqipëri i ka bërë të mundur cdo bashkësie “të ri-jetësojë tradita të cilat nuk ishin shuar kurrë, pavarësisht persekutimit të egër”. Pastaj u ka kërkuar të gjithëve “që të ofrojnë, edhe duke u nisë nga bindja vetjake fetare, një kontribut pozitiv për rindërtimin së pari moral dhe pastaj edhe ekonomik të Vendit”.

Në fjalimin e Papës rikthehen fjalët e shkruara në vitin 1993 nga Gjon Pali II në mesazhin që atëherë i pati drejtuar kombit Shqiptar: “Asgjë tjetër më shumë se besimi nuk mund të na e kujtojë se kemi një Krijues, por se dhe të gjithë jemi vëllezër. Liria e besimit është një mburojë kundër të gjithë totalitarizmave dhe një kontribut i madh për vëllazërimin njerëzor”. Më duhet të them se “mungesa e tolerancës përballë atij që ka një bindje të ndryshme fetare nga e imja” është sot “një armik shumë i keq”, që po shfaqet në krahina të ndryshme të botës. Për këtë motiv Ipeshkvi i Romës ka kërkuar që të angazhohen të gjithë për të garantuar lirinë fetare, duke filluar nga njohja “në çdo burrë dhe grua, edhe në ata që nuk i përkasin traditës tonë të besimit, jo të një rivali, aq më pak të një armiku, por të një vëllau dhe motre”. Sepse, “kush është i sigurt në bindjet e tija fetare, nuk ka nevojë që ti imponohet apo të ushtrojë presion mbi tjetrin”; çdo traditë fetare duhet që nga brendësia e saj “të japë llogari edhe për ekzistencën e tjetrit”. “Sa më shumë që të jemi në shërbim të tjetrit, aq më të lirë do të jemi!”, dhe këtu papa ka ngritur disi zërin dhe duke shtrirë krahun ka vazhduar: “Nuk mund të dialogojmë nëse nuk fillojmë nga vetja e jonë. Do të ishte një dialog fantazëm”.

Në fund duke ju drejtuar më dashamirësi të pranishmëve, Papa Francesku ju ka thënë se gjëja që i bashkon besimet e ndryshme “është rruga e jetës dhe e vullnetit të mirë për t’ju bërë mirë vëllezërve dhe motrave”. “Nëse çdonjëri prej nesh do të ofronte dëshminë e identitetit të vet, duke ecë së bashku dhe pa e tradhtuar identitetin, atëherë do të bëni të mirë”, sepse – dhe këtu ka bërë batutën e radhës, duke i parë se si ishin vendosur në sallë “nuk jemi skuadra futbolli që luftojnë mes tyre”.

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...