Urrejtja ndaj Jezusit nuk është diçka që i përket së shkuarës

Nga Luca Marcolivio

Sot ashtu si dje, bota vazhdon të karakterizohet nga «njerëz që urrejnë Jezusin» dhe nga shumë persona të tjerë që nëpërmjet martirit e bartin peshën e kësaj urrejtje. Gjon Pagëzuesi ishte i vetëdijshëm se ishte vetëm «zëri» i Fjalës së dikujt tjetër» dhe për këtë nuk e ka tradhtuar kurrë thirrjen e tij. Dhe kështu Pagëzuesi duke mos qenë goditur më parë nga «errësira e shpirtit» kur filloi të dyshonte që ishte pikërisht Jezusi, ai që ia kishte rrafshuar rrugën dhe u bë viktimë e Herodit, një mbret mediokër, i dehur dhe i korruptuar nga «kapriçoja e një balerine» dhe nga «urrejtja hakmarrëse e një të rriture».

Urretja kunder Jezusit dhe KishesAti i Shenjtë ka thënë se është tronditur gjithmonë nga leximi për fundin e njeriut më të madh të lindur nga një grua, një episod biblik, që e ka shtyrë drejt dy reflektimeve, e para që i përket martirit të të krishterëve në veçanti urrejtjes që të krishterët i nënshtrohen në ditët e sotme, duke përfunduar «të persekutuar, të nxjerrë nga shtëpitë e tyre dhe të torturuar»

Papa ka theksuar që martiri nuk është diçka që i përket së shkuarës, por edhe ne 2015 ka të krishterë që e kalojnë jetën e tyre nën shtypjen e njerëzve të korruptuar që urrejnë Krishtin. Papa ka shpjeguar «zvogëlimin» apo përuljen e Pagëzuesit që e quan «Gjoni i Madhi». Një sjellje që të bën të mendosh që «jemi në këtë rrugë dhe do të ikim drejt tokës, ku të gjithë do të përfundojmë».

Reflektimi i dytë që Papa bën, është për veten e tij dhe njerëzimin: «Edhe unë do të tretem, të gjithë do të tretemi. Asnjeri nuk e ka blerë jetën. Dashur pa dashur do të ecim drejt rrugës së shkatërrimit ekzistencial të jetës dhe kjo më bën të lutem që ky shkatërrim t’i përngjajë sa më shumë Jezu Krishtit».

Check Also

Adhurimi Eukaristik – Një orë me Zotin tonë – IV e Diele Gjatë Vitit -B-

IV e Diele Gjate Viit -B- Hesht dhe del prej tij (1) Adhurimi Eukaristik Një ...